Kronikë

Arrestohet burri që dhunonte gruan, në pranga edhe 5 drejtues mjetesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:58 - 01/06/20 |
Al Do

Një 48 vjeçar është arrestuar pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në njoftimin zyrtar të policisë së Kavajës bëhet me dije se gruaja ka kërkuar urdhër-mbrojtjeje nga bashkëshorti i saj pasi ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Kërkesa saj është plotësuar ndërsa 48-vjeçari tashmë akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Policia njofton gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 5 shtetas pasi janë konstatuar se drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Opinion.al

Pas