Aktualitet

Abuzimi me të miturën/Thellohet skandali,hetohen dhe drejtuesit e shkollës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:22 - 01/06/20 |
el ida

Pak ditë pas arrestimit të 65-vjecarit si dhe 3 personave të tjerë, që akuzohen se kanë abuzuar seksalisht me një minore, hetimet janë shtrirë dhe tek shkolla 9-vjeçare “Azem Hajdari”. I moshuari punonte prej disa vitesh si roje i kësaj shkolle.

“A2 CNN” shkruan se prokuroria po verifikon të gjitha veprimet e drejtuesve të shkollës, pasi ka dyshime se kanë qenë në dijeni të abuzimit seksual nga ana e Abaz Dogës, i cili punonte si roje dhe nuk kanë raportuar në organet kompetente.

Të njëjtin fakt e pohoi dhe babai i vajzës së dhunuar, i cili tha se historia vijon prej 4 vitesh ndërsa kishte kontaktuar me drejtorin e shkollës për ngacmimet që kryente Doga jo vetëm tek vajza e tij por edhe të mitur të tjerë./Opinion.al

Pas