Kryesore

Kosova pezullon tarifën e dezinfektimit për kamionët nga Shqipëria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:57 - 01/06/20 |
Al Do

Qeveria e Kosovës ka pezulluar kontratën për dezinfektimit të mauneve që hyjnë në territor nga Shqipëria.

Vendimin është njoftuar nga Ministria e Brendshme e Kosovës.

Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”- thuhet në reagimin e tyre.

Një vendim i mëparshëm i qeverisë kërkonte që kamionët që futeshin në Kosovë të paguanin një tarifë prej 22 eurosh për të dezinfektuar automjetet.

Nga ana tjetër, edhe udhëtarët me automjete private janë penguar. Shtetasve të Shqipërisë u është kërkuar një certifikatë nëse e kanë kryer testin për koronavirusin. Ose në të kundërt duhet t’u nënshtrohen karantinimit një javor në Kosovë.

Lidhur me vendimin për bllokimin e kamionëve ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili e cilësoi atë të çuditshëm në një reagim në Tëitter.

Megjithatë tashmë kufiri është i hapur dhe pa asnjë tarifë dezinfektimi. /Opinion.al

Pas