Bota

Arrestohet burri i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:45 - 29/05/22 |
Opi Nion

Bashkëshorti i kryetares së Dhomës Nancy Pelosi u arrestua në Kaliforni këtë fundjavë dhe u akuzua për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Paul Pelosi, 82 vjeç, u kap pak para mesnatës në Napa County, Kaliforni, dhe u akuzua për drejtim mjeti nën ndikim të alkoolit.

Pas testit të alkoolit, rezultoi se ai kishte një nivel në gjak më të lartë se 0.08.

Lirimi me kusht i Pelosit u caktua në këmbim të 5,000 dollarëve.

Arrestimi i tij u raportua për herë të parë nga TMZ të dielën./Opinion.al

Pas