Bota

1 i vrarë dhe 7 të plagosur në një festival në SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:14 - 29/05/22 |
Opi Nion

Autoritetet amerikane kanë informuar se një person ka mbetur i vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas disa të shtënave të regjistruara sot në një festival në natyrë në Oklahoma lindore.

Një dëshmitar e përshkruante situatën duke thënë se njerëz vrapuan për t’u fshehur dhe për tu shpëtuar të shtënave me armë zjarri që shpërthyen në festival.

Dy të mitur ishin në mesin e atyre që u qëlluan në ngjarjen e Ditës së Përkujtimit pranë Taft. Ndërsa dëshmitarët thanë se të shtënat me armë nisën pas një sherri. Nuk ka ende të dhëna për persona të arrestuar.

Dëgjuam shumë të shtëna dhe në fillim menduam se ishin fishekzjarre,”-tha Sylvia Wilson.

Mësohet se rreth 1,500 njerëz morën pjesë në festival. Policia tha se kishte nisur hetimet dhe punën për kapjen e autorëve të ngjarjes./Opinion.al

Pas