Bota

Lavrov: NATO s’do të lejojë BE të vendosë se si t’i përdorë forcat e armatosura


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:31 - 29/05/22 |
Opi Nion

NATO nuk do të lejojë Bashkimin Evropian të vendosë se ku dhe si t’i përdorë forcat e veta të armatosura, tha Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë për kanalin televiziv francez TF-1.

Ai theksoi se Rusia ka respektuar gjithmonë përpjekjet e Francës për të siguruar pavarësinë e kontinentit.

“Në fjalimet e tij, presidenti francez Emmanuel Macron kërkon të vazhdojë traditat e paraardhësve të tij të mëdhenj në lidhje me ‘autonominë strategjike’. Ata shpikën një ‘busull strategjik’ për t’i dhënë një dimension ushtarak Bashkimit Evropian,”-tha ai.

“Nuk ka gjasa të jetë e dobishme sepse në çdo rast Bashkimi Evropian i militarizuar tashmë konsiderohet nga Aleanca e Atlantikut të Veriut si një shtesë e NATO-s dhe jo si një entitet i pavarur, i cili do të vendosë vetë se ku dhe si do të përdorë forcat e veta të armatosura. Jam i bindur se Bashkimit Evropian nuk do të lejohet ta bëjë këtë”.

“Por, gjithsesi, është e nevojshme të flitet për gjëra të tilla. Nëse ne jemi të interesuar për drejtësinë në tokë dhe për zbatimin e asaj që presidentët tanë nënshkruan në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, dua të them që siguria duhet të jetë vetëm e barabartë dhe e pandashme dhe se askush nuk duhet të forcojë sigurinë e tij në kurriz të interesave të të tjerëve,”-vuri në dukje ai, duke shtuar se Rusia nuk do t’i marrë më si të mirëqena premtimet e Perëndimit.

“Pas gjithë këtyre zhvillimeve, të cilat treguan qëndrimin aktual të Perëndimit ndaj Rusisë, ne do të flasim nga një pozicion disi ndryshe dhe nuk do të marrim asnjë premtim si të mirëqenë”,-theksoi Lavrov.

Pas