Bota

Arrestohet biznesmeni i pasur rus në Londër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:46 - 03/12/22 |
Opi Nion

Një biznesmen i pasur rus është arrestuar në shtëpinë e tij në Londër nga oficerët që hetojnë aktivitetin e mundshëm kriminal nga oligarkët.

58-vjeçari u ndalua nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) të enjten nën dyshimin për vepra penale, që përfshijnë pastrim parash, komplot për të mashtruar Ministrinë e Brendshme dhe komplot për të kryer dëshmi të rreme.

Një 35-vjeçar, i cili punon në rezidencë, u arrestua aty pranë me dyshimin për pastrim parash dhe pengim të një oficeri, pasi u pa duke u larguar me një çantë me mijëra paund cash.

Ndërsa një 39-vjeçar u arrestua në shtëpinë e tij në Pimlico, Londër, për vepra që përfshijnë pastrim parash dhe komplot për mashtrim.

NCA tha se më shumë se 50 oficerë u përfshinë në operacionin në pronën shumë milionëshe të biznesmenit në Londër.

Të tre personat e arrestuar janë liruar me kusht.

Pas