Kronikë

Çmendurisht xheloz për të, fotoja e 19-vjeçares që u vra nga 23-vjeçari shqiptar në Greqi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:26 - 03/12/22 |
Opi Nion

Vetëm 19 vjeçe, mediat greke kanë publikuar edhe foton e vajzës shqiptare Kristjana Brakaj që u vra nga partneri i saj 23-vjeçar në shtëpinë ku ata bashkëjetonin, një apartament në katin e parë në Kaminia.

23-vjeçari Qamil Taja pasi qëlloi dhe vrau partneren e tij me dy plumba në kokë, lajmëroi policinë dhe u dorëzua. Ai pretendonte se ishte nën ndikimin e drogës dhe se ishte çmendurisht xheloz për të.

Fqinjët, thanë protothema.gr, se kanë dëgjuar përleshje të shpeshta dhe, sipas dëshmive, një javë më parë kishin dëgjuar një sherr i madh dhe intensiv.

Xhelozia e çmendur, obsesionet dhe kokaina bënë që banakieri 23-vjeçar të vriste partneren e tij 19-vjeçare në shtëpinë e tyre dhe më pas të lajmërojë policinë dhe të dorëzohet.

Ngjarja ndodhi sapo të dy të rinjtë ishin kthyer nga puna. Edhe një herë kanë nisur përleshjet dhe shkak, siç ka thënë vetë shqiptari në polici, ka qenë xhelozia për vajzën.

Nën ndikimin e drogës, konkretisht kokainës, ai ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve (sipas fjalëve të tij) dhe ka qëlluar dy herë në kokë 19-vjeçaren. Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ka lajmëruar Policinë.  Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka gjetur vajzën e vdekur dhe ka arrestuar autorin.

 

Pas