Kronikë

Arrestohet 6 persona në Tiranë, për çfarë akuzohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:02 - 28/09/20 |
Opi Nion

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepre të ndryshme penale.

Sipas policisë në pranga ka rënë  M. Ç., 41 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kokainë. D. A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Është arrestuar K. H., 37 vjeç dhe Y. H., 57 vjeç, pasi në Kashar 2, në tokën e tyre u gjetën të kultivuara një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, kryeplaku i fshatit, shtetasi D. A.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi E. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e dyshuar manovër.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. Xh., 41 vjeç dhe S. D., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas