Aktualitet

Naftëtarët në grevë brenda rafinerisë: Autoritetet na fikën telefonat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:13 - 28/09/20 |
Opi Nion

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë të hënën në një grevë urie, ndërsa kërkojnë  pagat e prapambetura dhe të fituara me gjyq që në vitin 2017.

Të kontaktuar nga Opinion.al ata janë shprehur se janë një përfaqësi e tyre prej 10 personash që kanë nisur këtë grevë pa afat, pas refuzimit të autoriteteve për impenjimin në çështjen e tyre.

Përfaqësuesit e grevës kanë thënë se ata janë vendosur brenda ambienteve të rafinerisë, të cilën tashmë e konsiderojnë pronë të tyre, ndërsa shprehen se gjatë ditës së sotme, janë përballur edhe me telefonat e fikur të personave kompetentë nga qeveria, të angazhuar për zgjidhjen e çështjes së tyre.

Kujtojmë se janë 505 punëtorë janë kanë 16 muaj paga të prapambetura që nga vitit 2016. Ngërçi i krijuar me këto pagesa lidhet me faktin, që rafineria e Ballshit ka ndërruar një sërë kompanish dhe administratorësh përgjatë viteve të fundit, ku askush prej tyre nuk ka marr përsipër detyrimet e punonjësve./Opinion.al

Pas