Aktualitet

Vrasja e Artan Cukut, familja padit Policinë e Shtetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:48 - 28/09/20 |
Opi Nion

Familjarët e ish- kryekomisarit të Vlorës Artan Cuku, i cili u vra në 8 prill 2017, kanë paditur në Gjykatën Administrative Policinë e Shtetit, pasi kërkojnë dëmshpërblim material dhe moral, si dhe drejtësi, pasi sipas tyre urdhëruesi i krimit është ende pa dënim.

Sipas “News24”, familjarët kërkojnë dëmshpërblim pasi Artan Cuku vra për shkak të detyrës së tij, si ish-drejtues i Policisë. Po ashtu, Cuku është shpallur dëshmor i Atdheut.

Ndërkohë,  urdhëruesi i vrasjes dhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë ende nuk janë dënuar nga drejtësia.

Mësohet se  Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci fituan statusin si azilant në shtetin grek, ndërsa dënuar për krimin është Mikel Shallari, i cili ekzekutoi Artan Cukun.

Shallari bashkëpunoi me drejtësinë duk zbërthyer të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe personat e përfshirë. Bashkëpunimi me drejtësinë bërëi që Shallari të dënohej me vetëm 10 vite burg./ Opinion.al

Pas