Kronikë

Arrestohet 48-vjeçari i dënuar me 10 vite burg, për çfarë akuzohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 24/09/20 |
Opi Nion

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Perlat i Epër, Mirditë, pasi rezulton se është i dënuar me burg nga drejtësia.

Mësohet se në pranga ka rënë Viktor Lekgegaj, banues në Mirditë. 48-vjeçai është dënuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2019, me 10 vite burg për “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Viktor Lekgegaj, në vitin 2015, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike kanabis në Kosovë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale./ Opinion.al

Pas