Kronikë

Arrestohen dy persona në Vlorë, për çfarë akuzohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:07 - 02/08/20 |
Opi Nion

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen për shkelje të rregullave në punë.

Sipas autoriteteve, arrestimi i tyre është bërë pasi shtetasi S.B me detyrë teknik zbatues dhe shtetasi L.Ç në cilësinë e manovratorit të punimeve gjatë rregullimit të rrjetit kullues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik.

Si pasojë e këtij problemi, është dëmtuar në trup një 66 vjeçar, banues në Vlorë, i cili ka shkuar në Spitalin e “Nënë Terezës” Tiranë për ndihmë mjekësore.

Njoftimi

Policia ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Vihen në pranga nga Policia shtetasit S. B., 54 vjeç dhe L. Ç., 29 vjeç, me banim në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi S.B me detyrë teknik zbatues dhe shtetasi L.Ç në cilësinë e manovratorit të punimeve gjatë rregullimit të rrjetit kullues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik.

Si pasojë e këtij problemi, është dëmtuar në trup shtetasi F. K., 66 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka shkuar në Spitalin e “Nënë Terezës” Tiranë për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. H., 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në cilësinë e drejtuesit të këtyre punimeve, dyshohet se është një nga përgjegjësit e tjerë për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë./ Opinion.al

Pas