Kronikë

Arrestimi i Llallës, SPAK letër Ministrisë së Drejtësisë për ta ekstraduar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 14/12/21 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka reaguar për arrestimin në Itali të ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Në dokument thuhet se SPAK i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për të nisur procedurat e ekstradimit të ish-Kryeprokurorit nga Italia.

Më datë 13.12.2021 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori njoftim nga zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tiran, se në datë 10.12.2021 autoritetet policore italiane kanë arrestuar me qëllim ekstradimi në vendin tonë shtetasin Adriatik Llalla.

Sot në datën 14.12.2021 Prokuroria e Posaçme i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e shtetasit Adriatik Llalla nga Italia në Shqipëri”, njoftohet nga SPAK./Opinion.al

Pas