Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i ish-ministrit/Berisha: SPAK e bëri Terrin “Kokë Turku”,ja kë shpëtoi

2021/12/15 at 11:47 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Arrestimi i ish-ministrit/Berisha: SPAK e bëri Terrin “Kokë Turku”,ja kë shpëtoi

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka folur këtë të mërkurë lidhur me arrestimin nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.


Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale,  Berisha thotë se SPAK-u e bëri Lefter Kokën “kokë turku” për të shpëtuar ata që fshihen pas çështjes së inceneratorëve.

Sipas ish-kryeministrit, po përdoret afera prej 3,4 milion euro e Lefter Kokës, të cilin ai e cilëson me ironi si “Terr Koka”, për të mbyllur, aferën e madhe të inceneratorëve prej 430 milion euro vjedhje dhe shpërdorim të fondeve publike nga grupi i strukturuar kriminal që sipas liderit historik të PD është kryesuar nga Edi Rama, Don Agaçio, Arben Ahmeti, Erion Veliaj.

Berisha thekson se ka dhjetra dokumenta që faktojnë se “meaga afera” që lidhet me Ramën, Veliajn, Agaçin,etj.

Postimi i Sali Berishës

Koka nuk është koka! SPAK-u bëri Terin “Kokë turku”, për të shpëtuar Kokën e Krimit!

Miq, duke mbështetur çdo vendim për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, theksoj që në fillim se sado që është padiskutim i drejtë vendimi për arrestimin e Ter Kokës, ky arrestim, vetëm per një copëz te një mega afere prej 430 milionë eurosh dëshmon vërtetësinë e shprehjes popullore se “u mbars malli dhe polli një mi”. Me fjalë te tjera po përdoret afera prej 3,4 milion euro e Terr Kokës, në këtë rast hajduti i dobishëm e megahajdutve mbi atë, për të mbyllur, për ti vënë kapak aferës së madhe të djegësve prej 430 milion euro vjedhje shpërdorim të fondeve publike nga grupi i strukturuar kriminal i kryesuar nga Edi Rama, Don Agaçio, Arben Ahmeti, Erion Veliaj etj. Kjo, sepse me dhjetëra e dhjetëra dokumenta faktojnë se mega afera korruptive e djegësave lidhet direkt me Kreun e Meduzës, Edi Ramën, zv. e tij Arben Ahmetajn, famozin Don Agaçio, Lal Plehun, Erion Veliajn etj.

Që prej datës 7 Prill 2015, Departamenti i Mjedisit dhe Antikorrupsionit të PD denoncuan aferën e rendë të inceneratorëve në prezencë te anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Elbasanit si Prof. Adrian Turku, Prof. Luciano Boci, Aurel Bylykbashi, Blendi Himçi, Eugen Isaj, etj. si edhe shumë ambientalistëve dhe qytetarisë së Elbasanit. Por pas kesaj do te ishte Edi Rama qe do bente avokatin me kryesor te kesaj aferes dhe do shpallte djegesit si investim lege artis. Të gjitha shkeljet ligjore që raportoi dje SPAK u paraqitën qartë nga ky departament që para 6 vitesh. U tregua që qeveria kish kryer 9 procedura brenda ditës! U konstatua se kontrata e inceneratorit nuk kishte asnjë specifikim teknik, as cilësie, as sasiore, as standardi mjedisor, asgjë. Madje edhe skica teknike që thoshte se do të jepej në aneks ishte një zhgarravinë që nuk lexohet dot dhe është turp që kjo zhgarravinë botohet në fletore zyrtare! Por në atë kohë jo Lefter Koka por Edi Rama do paraqitej si avokati më kryesor publik i kësaj afere dhe shpallte djegësin e Elbasanit si investim “lege artis”.

Perveç kësaj Lefter Koka nuk kishte 22 milionë euro në buxhetin e ministrisë së tij per djegësin e Elbasanit, madje ato nuk ishin parashikuar fare ne buxhetin e shtetit. Këto para erdhën direkt nga Ministria e Financave, pra nga Arben Ahmetaj që u aksidentua në Shkup brenda në të njëjtën makinë me personat që grabitën milionat dhe vetkuptohet vetëm me porosi të vetë Edi Ramës.

Pasi u grabitën rreth 8 milionë euro me djegësin e parë të Elbasanit, grupi tashmë i strukturuar kriminal i qeveritarëve më të lartë Rama- Ahmetaj- Koka- Agaçio firmosën aferën tjetër djegësin e Fierit, kësaj rradhe për 30 milionë euro! Këtë kontratë ata nuk e botuan në Fletore Zyrtare! Edhe kjo kontratë për incenerator në Fier nuk ka asnjë specifikim teknik për impiantin, thjesht jepen 30 milionë euro për të ndërtuar impiantin me çelësa në dorë. Veç 2 javë më pas, këta korruptokratë që morën 30 milionë euro nga shteti firmosin me një Italian që tua ndërtojë ai për vetëm 15 milionë euro!

Pra 30 – 15 = 15 milionë euro në xhep për 16 ditë! As nuk dihej çfarë do ngrihet pasi nuk ka asnjë specifikim teknik!

Rama-Ahmetaj-Koka-Agaçio Bllako e vijuan aferën edhe me Tiranën dhe përfshinë edhe Lal Plehun por kësaj here jo me 20 apo 30 milionë euro por fiks me 128 milionë euro për incineratorin e Tiranës!

As kjo kontratë nuk u botua në Fletore Zyrtare!

As kjo kontratë nuk jep asnjë specifikim teknik, në një kohë që edhe kur ble një autoveturë në treg ajo ka të shënuara të gjitha specifikimet përkatëse.

Por këto ishin qindra miliona euro që as nuk parashikoheshin në buxhet! Pra, këtu ishte direkt vullneti i Rama-Ahmetaj-Koka-Bllako-Veliaj.

Për të mbuluar vjedhjen e tyre sa më shumë, këta përdorën paratë e buxhetit për të blerë mediat. Mbi 100 milionë lekë reklama ju dhanë Arben dhe Karlo Malavitës, Ymer Çorapes. Prapë prokuroria nuk guxonte të hetonte. Grupi i strukturuar kriminal, Bllakon e bëri drejtor të plehrave dhe ky dha një kontratë 15 milionë euro një kompanie kur ndërkohë kishte anuluar tenderin! Ndërkohë, i ati i Bllakos paguhet nga kompania e inceneratorëve jo pak, por 10 milionë lekë në muaj!!! Prape SPAK u fsheh. Departamenti i Mjedisit në PD kish shumë vite që e ka denoncuar këtë aferë. Me iniciativën e tij bëri gati paditë penale qysh para dy vitesh për të depozituar në SPAK, por ish kryetari e pengoi përmbi 1 vit këtë denoncim për arsye që nuk i shpjegoi ndonjëherë. Në shtator 2020 u lejua Departamenti që të depozitonte 3 padi penale, ndërsa 3 paditë e inceneratorëve ish kryetari i kërkoi që të mos i depozitonte Departamenti i Mjedisit por si PD. Vepra penale e depozituar në padi u shënua qartë “Krijim Grupi të Strukturuar Kriminal“ me qëllim vjedhjen e qindra miliona eurove përmes skemës mafioze të plehrave me propozime të pa kërkuara dhe pa çertifikuara.

Në media doli sesi para pesë vitesh 3 nga 5 ministrat që ju dërgua për mendim kishin dalë kundra inceneratorit të Tiranës, por Edi Rama përmes Don Agaçios miratoi VKM ndonëse shumica e ministrave e depozituan me shkrim qëndrimin kundër!

Në fillim të 2021 kryetarja e LSI gjeti lidhjen direkte, se për inceneratorin e Elbasanit, ish ministri Lefter Koka kish krijuar 8 kompani fiktive për të grabitur 3.6 milionë euro. Këto kompani nuk kishin asnjë punonjës të deklaruar, dhe asnjë faturë malli të blerë për gjoja 3.6 milionë euro punë ndërtimesh!

Po për incenratorët e Fierit dhe Tiranës, sa është pjesa?

Po SPAK pse nuk veproi?

Edi Rama e dinte këtë por e mori Lefter Kokën për të blerë vota me këto miliona euro. Në prag të fillimit të Parlamentit pastaj Rama e shkarkoi Terin pasi kishte informacionin nga SPAK dhe me gjasë e lëshoi si limon i shtrydhur për të shpëtuar veten, Agaçion Ahmetajn e Lal plehun.

Në të vertet SPAK kish marrë copy-paste fjalët nga paditë e depozituara që para 1 viti, por nuk tregoi asgjë për ortakët e Kokës në këtë aferë të rëndë.

Pra SPAK arrestoi Terr Koken apo hajdutin e “dobishëm” të grupit të strukturuar kriminal por nuk tha një fjalë të vetme se cili ishte roli i Edi Ramës Don Agaçios dhe Arben Ahmetajt që dhanë paratë për miqtë e tyre. Cili ishte roli i Alqi Bllakos në të gjitha aferat me inceneratorët përfshi këtu dhe aferën me Porto Romanon ku u lidh kontratë 15 milionë euroshe me një kompani ndërkohë që ishte shpallur anullimi i tenderit?

Cili ishte Roli i Erion Veliajt që u përfshi me inceneratorin e Tiranës ndërkohë që sipas ligjit duhet të shpreheshin të gjithë njësitë e qeverisjes vendore të qarkut te Tiranës?!

Pë të gjitha këto, duket se SPAK sipas urdhrit politik të Kreut të Meduzës Edi Rama kërkon të lajë duart me majën e ajsbergut, me një mini-aferë për 3 milionë euro nga vetëm 1 incenerator, dhe bën sikur nuk e sheh gjithë grupin e strukturuar kriminal që ka vjedhur e po vjedh qindra miliona euro në bashkëpunim me zyrtarët më të lartë në vend dhe heshtjen e atyre që do duhej të flisnin fort në opozitë.

 

 

 



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
“Check up apo ketch up?” Deputetët ngatërrojnë Dashnor Sulën: S’di mirë anglisht

“Check up apo ketch up?” Deputetët ngatërrojnë Dashnor Sulën: S’di mirë anglisht

U tradhtua hetimi? 2 njerëz të një ish-ministri shkuan në zyrën e Klodian Zotos

U tradhtua hetimi? 2 njerëz të një ish-ministri shkuan në zyrën e Klodian Zotos

Vrasja e biznesmenit Rakip Rroli/ Gjykata lë në burg babë e bir dhe mikun e tyre

Vrasja e biznesmenit Rakip Rroli/ Gjykata lë në burg babë e bir dhe mikun e tyre
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com