Aktualitet

“Check up apo ketch up?” Deputetët ngatërrojnë Dashnor Sulën: S’di mirë anglisht


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:11 - 15/12/21 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është “vënë në lojë” nga anëtarët e tjerë të komisionit të ligjeve, teksa po fliste për “Bashkëqeverisjen”.

Ndërsa deputeti po jepte argumentet e tij se përse “Bashkëqeverisja” nuk duhej të miratohej, Sula u ngatërrua nga deputetët e tjerë.

Në një moment ai po krahasonte këtë projektligj me  programin e Kontrollit Mjekësor Bazë, “Check up”-n. Sula e shqiptoi ashtu siç duhej por deputetët nisën lojën dhe i thanë që quhet “kech up”, deputeti i PD e mori të mirëqenë atë që deputetët i thanë dhe pranoi se edhe mund të ngatërrohej pasi nuk dinte mirë anglisht.

“Ky problem është si check up-i Vil Manushit në një kohë që trumbetohej nga qeveria që do i japim zgjidhje problematikës… nuk di mirë anglisht, check up… ketch up, dakord”-tha ai./Opinion.al

Pas