Aktualitet

Arrestimi i Fjolla Morinës, automjetin luksoz sapo e kishte marrë dhuratë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:44 - 19/09/20 |
Al Do

Këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina u ndalua sot në pikën kufitare të Morinës teksa tentonte të hynte në Shqipëri.

Në çantën e dorës këngëtares iu gjet një pistoletë dhe 23 fishekë ndërsa në bagazh një pistoletë tjetër.

Në njoftimin e policisë thuhet se kontrolli i detajuar i automjetit të këngëtares është bërë “bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës dhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës”.

Automjeti “Audi Q7” me të cilin u ndalua Fjolla Morina iu dhurua 5 ditë më parë nga një person të cilin ajo nuk e zbuloi. Në një video postuar në Instastory ajo ndau edhe momentet kur mori surprizën.

Tashmë ajo përballet me akuzën e “trafikut të armëve” dhe jo atë të “armëmbajtjes pa leje” sipas policisë.

Së bashku me të u arrestuan edhe dy djem 29 vjeçarë njëri prej të cilëve ishte banues në Belgjikë./ Opinion.al

Pas