Ambasadorja e SHBA në vendin tonë ka reaguar lidhur me aksionin anti-korrupsion të zhvilluar në ministrinë e Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Gjatë këtij aksioni u arrestuan 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, ndërsa një tjetër person u la në arrest shtëpie.
Ndërkohë, diplomatja e SHBA, thotë se ndihet e kënaqur të shikoj SPAK teksa lufton korrupsionin në Shqipëri. Më tej, Kim shkruan se manipulimi i i proceseve të prokurimit publik është njësoj si vjedhja e të gjithë qytetarëve.
“Na vjen mirë të shohim veprimet e SPAK kundër Korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i prokurimeve publike është njësoj si të vjedhësh të gjithë qytetarët, (përfshirë qytetarët amerikanë, taksat e të cilëve iu japin ndihmë), për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve”. Ky është krim,” shkruan ambasadorja.