Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armët janë vetëm një pjesë e problemit

2016/07/06 at 11:39 AM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Armët janë vetëm një pjesë e problemit

Nga Ines POHL 


Deputetë demokratë duan të luftojnë sërish me ligje më të ashpra për armëmbajtjen. Kjo bën efekt publik. Por problemet e mirëfillta ajo i ndryshon pak

Kur politikanë të regjur nuk dinë më ç’të bëjnë përveç se të rrokin armët e lëvizjes qytetare, del e qartë: bëhet fjalë për diçka, që është më e rëndësishme dhe më e madhe se sa gjërat e vogla të përditshme të deputetëve.

Të drejtuar nga John Lewis, i cili ka luftuar që me Martin Luther Kingun për të drejta të barabarta për zezakët, demokratët protestuan para dy javësh për herë të parë me një bllokadë ulur në kongres – për një ditë dhe për një natë të tërë. Këtë të enjte ato duan ta bëjnë këtë sërish, sepse nuk shohin mundësi tjetër që ta detyrojnë kongresin e përçarë për të mbajtur një debat përmbajtësor për kërkesën e tyre për ligje më të ashpra armësh.

Fytyrë e shëmtuar e SHBA

Në këtë luftë Amerika politike shfaq fytyrën e saj më të shëmtuar: këtu del në pah sa i pazoti është bërë ky vend që të miratojë ligje për të mirën e të gjithë njerëzve përtej kufijve partiakë dhe llogarive politike. Dhe jo vetëm për të mirën e supozuar të një partie apo të një politikani të veçantë.

Në rastin konkret bëhet fjalë sa thjesht, ashtu edhe në mënyrë brutale, që ta humbasin jetën pa kuptim më pak njerëz . Mbi 25.000 vetë u vranë vetëm vitin e kaluar, çdo ditë jetën e humbasin shtatë fëmijë nën moshën 12 vjeç, çdo muaj mesatarisht vriten 50 gra nga burrat e tyre. Ndërkohë në SHBA vdesin më shumë njerëz nga armët, se sa nga aksidentet.

Trashëgimia kulturore

E drejta për të mbajtur armë është shkruar në kushtetutën e SHBA. Ky është argumenti kryesor i mbrojtësve të mbajtjes së armëve. Për të huajt kjo është një gjë e huaj, ata nuk e kuptojnë dot. Por ja që e tillë është trashëgimia kulturore: jo të gjitha zakonet shoqërore janë patjetër bashkëkohore. Edhe në Gjermani ka gjëra të cilat nuk i kuptojnë dot shumë të huaj: që me shumë shkaqe edhe historike, edhe shumë të mira, preferohet që të qendrohet larg misioneve ushtarake jashtë vendit. Por njëkohësisht, me eksportet e armëve që rriten çdo vit Gjermania fiton para nga luftërat në të gjithë botën. E sinqertë kjo nuk është.

Për sinqeritet ka kohë që nuk bëhet fjalë edhe në konfliktin në SHBA. Bëhet fjalë për të pasur të drejtë dhe për pushtet në këtë sistem dypartiak në të cilin prej kohësh nuk luftohet më për të gjetur kompromisin më me kuptim.

Çfarë do të thotë kjo për bllokadën aktuale duke ndjenjur ulur? Ndoshta do të shohim sërish pamje të forta, të aktivistëve veteranë të të drejtave të njeriut, të cilët të mbledhur e kalojnë natën në dysheme. Por vërtet këto pamje këtë herë do të impresionojnë këtë herë vetëm ata, të cilët gjithsesi janë të bindur se ligjet duhet të ashpërsohen, kur është fjala për zotërimin e armëve.

Luftë për më shumë drejtësi

Kjo nuk do të thotë se një aksion i tillë është i gabuar. Por ai duhet të jetë vetëm një pjesë e luftës për kushte më të mira jetese të amerikanëve. Sepse në temën e dhunës së armëve bëhet fjalë gjithmonë edhe për racizëm, për arsim, për padrejtësi sociale dhe për një sistem të pamjaftueshëm shëndetësor. Që para së gjithash në zona të varfra, ku jetojnë shumë të zinj, ndodh shumica e shkëmbimeve të zjarrit nuk është rastësi. Studimet kanë nxjerrë në pah prej kohësh që strukturat shoqërore dhe familjare të shkatërrua ushqejnë dhunën. Dhe çdo studim konfirmon nga e para që shumë doras vuajnë në mënyrë masive nga probleme psikike, që nuk trajtohen, sepse njerëzit kanë sigurime të pamjaftueshme shëndetësore ose nuk kanë sigurime shëndetësore dhe nuk paguajnë dot as diagnozën dhe as trajtimin.

Për këtë nuk mjafton lufta për ligje më të ashpra. Dhe pikërisht demokratët duhet të kuptojnë se lufta deklarative në rrugë për më pak armë nuk bën thuajse asnjë efekt, kur gjithnjë e më shumë njerëz ndihen të braktisur dhe kanë hequr dorë nga ëndrra për të pasur ndonjëherë pjesë në Amerikën e pasur. Prandaj lufta për më pak armë duhet të jetë edhe luftë për më shumë drejtësi.

/DW

 



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Ja si i mashtroi Mourinjo gazetarët në prezantimin e parë të Man.UTD

Ja si i mashtroi Mourinjo gazetarët në prezantimin e parë të Man.UTD

Masakra në Qipro/ Biznesmeni u vra nga shqiptarët, truproja: S’kam gisht

Masakra në Qipro/ Biznesmeni u vra nga shqiptarët, truproja: S'kam gisht

Me celular

Ganimete...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dita e martë parashikohet me mot fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura prej...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dashi Asnjëherë nuk është vonë për të filluar në një rrugë të ndryshme në jetë. Nëse ka diçka që ju...

Lexo më shumë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com