Sport

Armeni-Shqipëri/ Danezëve nuk u del e keqja: Ndeshja do të hetohet nga UEFA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 26/11/15 |
b.f

Eleminimi dhe humbja e mundësisë për të luajtur në fazën finale të Kampionatit Europian Francë 2016, ka bërë që Danimarka ti gjejë armiqtë tjetër kund. Deklarata e fundit e bërë nga Presidenti i Federatës Armene të Futbollit i cili akuzonte lojtarët armenë për shitje të ndeshjes Armeni-Shqipëri, ka ngrohur edhe njëherë shpresat e danezeve për të qenë pjesë e Francë 2016, të cilët shpresojnë që UEFA të dënojë Shqipërinë. Sipas mediave daneze UEFA do të nisë një hetim për ndeshjen e fundit të eleminatoreve, Armeni-Shqipëri. “Aftonbladet.se” pretendon se pasi ka kontaktuar UEFA­-n ka marrë përgjigje se Shqipëria do të hetohet për ecurinë e saj në eliminatoret e Europianit.

Mediat daneze kanë cituar si një burim të fortë që e konfirmon diçka të tillë deklaratën bombastike të presidentit të Federatës armene, i cili akuzoi lojtarët e tij për tolerim ndaj Shqipërisë. Sipas tyre këto akuza kanë baza të thella dhe nuk janë fjalë boshe. Zv.trajneri aktual i ekipit danez deklaron se përderisa akuza e parë u ngrit nga presidenti i Federatës së Armenisë, atëherë çështja është serioze dhe se nuk duhet neglizhuar.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas