Aktualitet

Armë gjahu dhe thika, arrestohet 51-vjeçari në Divjakë


               Publikuar në : 09:58 - 15/02/20 |
Opi Nion

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia në Divjakë, pasi mbante pa leje armë gjahu dhe armë të ftohta.

Policia njofton se N. P, banues në Muçias, iu sekuestruan 1 armë gjahu dhe 2 thika të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.

Tashmë mbi 51-vjeçarin rëndojnë akuzat “Mbajta pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./ Opinion.al

Pas