Rajoni

Armë dhe drogë në makinë, arrestohet këngëtari Notis Sfakianakis


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:00 - 29/11/20 |
Opi Nion

Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e së dielës këngëtarin e njohur Notis Sfakianakis pasi në makinën e tij u gjet një armë dhe një sasi droge.

Policët ishin duke kryer kontrollet e zakonshme për masat ndaj koronavirusit, kur gjetën në automjetin e këngëtarit një armë 9mm dhe një sasi të vogël droge që mendohet se është kokainë.

Këngëtari u transferua në stacionin policor Argyroupoli ku ndaj tij u regjistrua çështja për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Nesër në mëngjes çështja do t’i kalojë prokurorisë./Opinion.al

Pas