LEZHË – OSHEE ka lënë në errësirë prej disa ditësh një të moshuar në qytetin e Lezhës. Ai në fakt i paguante faturat e energjisë çdo muaj, por arketari i kishte futur në xhepin e tij dhe jo në arkën e OSHEE-së. Ndërsa arkëtari i pushuar tashmë nga puna po ndiqet nga policia në gjendje të lirë, i moshauri qendron në errësirë. Ish-arkëtari 55-vjeçar me inicialet M.B banues në Lezhë, dyshohet se këtë shumë parash nuk e ka derdhur në kohë të ndryshme, ndërsa për pasojë, qytetarit 75-vjeçar me inicialet F.N i është ndërprerë energjia elektrike pasi rezultonte debitor.