Aktualitet

Aprovim i shtyrë në listat e PD, reagon Salianji


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:49 - 23/10/20 |
el ida

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar përmes një publikimi në Facebook, lidhur me vendimin e Komisionit të Vlerësimit në PD, për  mos e futur emrin e tij në listat e përzgjedhura të kandidatëve.

LEXO EDHE – Kandidatët/ PD zbardh detajet, çfarë ka ndodhur me Salianjin dhe Shehun

Ai shprehet se misioni i tij është që demokratët të jenë fitues, ndërsa pohon se ka sakrifikuar në betejën opozitare.

Publikimi i plotë

Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë.

Unë nuk kam përfituar  dhe as jam konsumuar në pushtet.

Kam  sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare .

Falë kësaj beteje  mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik.

Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar

Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca  mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim.

Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues.

Kujtojmë se më herët Partia Demokratike, përmes një deklarate të Sekretarit Gazmend Bardhi, publikoi emrat e kandiatëve të përzgjedhur nga lista e veçantë kombëtare dhe të atyre që aprovimi u ishte shtyrë./Opinion.al

 

Pas