Kronikë

Apeli i GJKKO lë në burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:04 - 14/05/22 |
Opi Nion

Apeli i GJKKO ka vendosur lënien në burg të ish-deputetit Alqi Bllako. Kështu, Apeli la të pandryshuar masën e sigurisë vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ish-deputeti pretendon se nuk ka prova, për fajësinë e tij, sakaq argumenton se nuk është i rrezikshëm dhe s’i shmanget hetimit.  Bllako ka folur në seancën e sotme të Apelit pasi kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.

Bllako tha para gjykatës se në procedurat e shpronësimit për tokën ku është ndërtuar inceneratori i Fierit nuk ka patur asnjë rol, pasi në cilësinë e sekretarit të pergjithshem të Ministrise se Mjedisit vetem ka percjelle praktiken per shpronesim te hartuar nga komisioni i ngritur me urdher te Ministrit.

Ish-deputeti socialist akuzohet  për shpërdorim detyre dhe korrupsion.Nga hetimet ka rezultuar se Bllako në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në  lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.

Po kështu Bllako dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit dhe në këmbim ka përfituar një shumë prej 14 milionë lekësh. Bllako është zyrtari i dytë i lartë që arrestohet për këtë aferë, pas ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Pas