Aktualitet

Anulohen lundrimet e trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:14 - 14/02/21 |
Opi Nion

Janë anuluar lundrimet e trageteve që ishin planifikuar të udhëtonin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit.

Sipas njoftimit të Autoritetit Portual Durrës, shkak është bërë forca e detit në ujërat territorialë.

“Dispeçeria Qendrore e Autoritetit Portual Durrës informon të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali), se për shkak të kushteve të motit, lundrimi i trageteve, “AF Marina” dhe “Rigel VII” nuk do të bëhet në oraret e parashikuara. Agjencitë lundrimore do të marin të gjitha masat për akomodimin e udhëtarëve deri në normalizimin e kushteve të motit dhe nisjen e trageteve drejt destinacioneve përkatëse.”, njofton Autoriteti Portual Durrës./ Opinion.al

Pas