Aktualitet

Antisemitizmi, Pompeo: Zoti e bekoftë Shqipërinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:10 - 28/10/20 |
Opi Nion

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, vlerësoi popullin shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se është nder për shqiptarët dhe trashëgiminë kjo tolerancë e saj, e cila reflektohet edhe në këtë Kuvend.

Shqipëria është një mik i madh i SHBA. Shqipëria ofroi një ndihmë të rrallë për hebrenjtë dhe falë heroizmit, ishin streha për hebrenjtë. Në fund të luftës ka pasur më shumë hebrenj në Shqipëri se përpara. Nder për Shqipërinë dhe për trashëgiminë e saj dhe tolerancën e saj.

Kemi parë një përhapje të anti-semitizmit dhe kjo është shqetësuese dhe në vendet me shumicë myslimane duhet të flasin në emër të tolerancës dhe besimit. Ka vendosmëri për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Le të garantojmë sigurinë e çdo personi që të jetojmë krah për krah në paqe. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar” tha ai.

Në këtë forum foli edhe Kryeministri Edi Rama , kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla./ Opinion.al

Pas