Politikë

Topalli prezanton “Lëvizja për Ndryshim”: Koha nuk pret


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:53 - 28/10/20 |
Opi Nion

Pasditen e sotme ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka prezantuar “Lëvizjes për Ndryshim”, e cila sipas saj, është një lëvizje që mbështet të rinjtë shqiptarë.

Gjatë fjalës së saj, Topalli tha se në Shqipëri nuk ka besim as tek qeveria dhe as tek opozita, të cilët bashkohen për të mbrojtur “karriget” e tyre.

Topalli tha se tre partitë e mëdha e kanë marrë peng Shqipërinë, duke e kthyer në monopol pasi mendojnë se është pronë e tyre.

Ku ka më mirë se këtë lëvizje ta fillojë brezi i ri, unë jam e inspiruar nga fjalët e tyre, nga kauza dhe mbështetja përmes pranisë sot këtu. Jam e vendosur për të mos heshtur dhe për të mos pasur frikë. Jam me këta të rinj drejt një projekti të ri për t’i mbështetur. Që në jemi në mes të krizës është e dukshme. Vendi është në buzë të greminës. Cdo ditë takohemi me paradokse, ndërkohë vendet e punës po shkatërrohen dhe bizneset po mbyllen.  Nuk ka as qeveri dhe as opozitë të besueshme, qytetari nuk ka ku të gjejë drejtësi, gjykata administrative është afër kolapsit, të shkallës së janë duke u degraduar. Asnjëri nuk është i sigurt dhe një ditë të gjithë do të takohemi me këto sfida. Nuk kemi kohë me pritur. Jemi 6 muaj përpara zgjedhjeve. Fushata është po me ata të tre, që bashkohen për të ruajtur karriget e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë. Vendi është pa alternativë. Ata të tre do të bëjnë çdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Kërcënojë dhe shpifin për cdo lëvizje të re. Sulmojnë edhe lëvizjen e të rinjve. Praktikisht fushata ka nisur, por më shumë se kundër qeverisë, kundër lëvizjes që nuk ka nisur. Gabojnë që sulmojnë të rinjtë. Ka dy mundësi në jetë, të pranosh kushtet ku jeton apo të marrësh përgjegjësinë për të ndryshuar” tha Topalli/ Opinion.al

Pas