Aktualitet

Ankimimi i Alibeajt, Rithemelimi:Vendimi që regjistroi 11 dhjetorin është në fuqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:53 - 22/04/22 |
Opi Nion

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt, që kundërshtonte vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu statusin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, , ka dalë në një konferencë për mediat përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit, Ivi Kaso.

Kaso tha se Gjykata nuk ka vendosur prishjen e vendimit të parë që do të thotë se vendimi që regjistron Kuvendin e 11 dhjetorit është i ligjshëm dhe në fuqi.

“Gjykata nuk ka vendosur prishjen e vendimit të parë. Kjo do të thotë se vendimi i gjyqtarit Zhukri dhe vendimi që regjistron Kuvendin e 11 dhjetorit është një vendim i ligjshëm dhe akoma në fuqi. Është pranuar vetëm ankimi i paraqitur nga një palë, e cila pretendon të përfaqësojë Partinë Demokratike të bëhet pjesë e dosjes dhe të shkojë në apel.

Edhe ky është një vendim në kundërshtim të qartë me ligjin, me faktet, me provat që gjenden në dosjen gjyqësore, mbi të gjitha me dhjetra qëndrime që ka mbajtur Gjykata e Tiranës në të tilla raste analoge”, tha Kaso.

Pas