Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anjezat

2016/06/22 at 5:43 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Anjezat

Nga Mirela Milori


Nuk pata kurajo të shkruaj sapo e pashë videon, sepse isha shumë e pakthjellët për mos të qenë pjesë e revoltës së njerëzve që mallkonin, shani e madje shkonin deri në kërkesa ekstreme për ekzekutimin e Anjezës.

Nuk dua të rrëfej anën emocionale dhe pamjen që më është ngulitur në mendje: duart e ngritura të atij fëmije të pagojë, që iu trondit mendja,trupi e shpirti nga një shtazëri cnjerëzore; ato duar të vogla më kanë lënë një dhimbje të heshtur, që vetëm dhemb e nuk ka fjalë…!

Anjeza është rasti i një gruaje me një nivel të caktuar intelektual e me coroditje personaliteti, që ne rastisëm t’a zbulojmë e t’a shohim.

Të tilla ka shumë: nëpër shkolla, nëpër ambulanca lagjesh, nëpër zyra të shtetit ku duhet të marrësh një certifikatë, në një institucion kudo, ku ANJEZAT dhe ANJEZËT cajnë pa aftësi, vihen për qoka apo bamirësi, ju jepet një e drejtë e pamerituar, dhe nuk kalojnë në sitën e rregullave e ligjeve për të qenë pjesë e punëve ku aspirojnë të jenë.

Nuk e di se sa herë është kontrolluar ky insitucion, i cili sipas medias qënka fare pa licensë, nuk e di nëse tatimorët që fanepsen për cdo telefon të komshies se dëgjon zhurma në lokalin ngjitur, kanë kontrolluar ndonjëherë këtë ambjentin ku është ushtruar ky aktivitet!

Nuk e di se sa herë ka qenë e pranishme edukatorja tjetër(që më rrënqeth me qetësinë për të qenë pjesë e një abuzimi të tillë) në skena të tilla dhune!

Nuk e di nëse prindërit e atyre fëmijëve të tjerë nuk kanë vërejtur shenja të dhunës që fëmijët demostrojnë në shtëpi mbasi vijnë nga kopshti (sepse imitojnë atë që shohin), apo kanë fjetur mendjen me idenë se “ fëmijën tim nuk e prek dot ajo se… i bëj namin”!

Pra kurajoja qytetare e njerëzve përreth dhunës, rezulton 0! Anjeza me të ngjashmit e saj, është prodhim made in Albania i 25 viteve të fundit, kjo është e vërteta që nuk duam t’a pranojmë! Ajo ka qenë fqinja jonë, vajza e pallatit, një e njohur, që në një rrethanë apo tjetër, ka bërë të njëjtën gjë si ajo: ka goditur e abuzuar me një të pambrojtur!

Mbas historisë së Anjezës, përditshmëria shqiptare është e njëjta, me deputetë e deputete që duken të sapo dalë nga sallonet e bukurisë, e që flasin për rastet e dhunës pa përgjegjësi institucionale, por me ndjeshmëri qytetare, sikur nuk janë deputetë të kuvendit të Shqipërisë, por të Islandës; me pushtetarët e opozitarët cinikë që rendin nëpër fan zone me fanellat e kombëtares (shyqyr që kemi pse të biem në sy tani), me megallomanët që iu ka rënë paraja në dorë e që arrijnë cdo gjë me të (psh të bëhen deputetë, drejtora, etj…) përveçse të lexojnë ndonjë libër apo artikull për të qenë, me njerëzit e thjeshtë që rropaten të nxjerrin ditën e punës, e që kanë vetëm një ëndërr: të heqin fëmijët e tyre nga ky vend…!

Ah, se harrova…harrova kategorinë e të heshturve që sa më shumë kuptojnë, aq më shumë heshtin …! Klithma e atij fëmije na tronditi të gjithëve, por më shumë ndërgjegjen tonë që ka rënë në koma e nuk po do të zgjohet…!/Mapo



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Ekskluzive/ Agolli: Kukeli kirurg, Abrashi vrapon edhe kur ha bukë ….

Ekskluzive/ Agolli: Kukeli kirurg, Abrashi vrapon edhe kur ha bukë ....

Foto/ Hapet muzeu gjigant i Ronaldos

Video/ Ronaldo në tension, i rrëmben mikrofonin gazetarit e hedh në liqen

Skandali në kopshtin Diren, Prokuroria sekuestron videon e plotë

Edukatoret: Nuk e dinim se Anjeza mund të arrestohej.Ka rrahur disa fëmijë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
14 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit i votave preferenciale të kandidatëve në qytetin Pogradec. Nga rezultatet e publikuara, fitues është shpallur...

Lexo më shumë

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
14 Maj, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të PD-së për qarqet. Takimi pritet të zhvillohet në orën...

Lexo më shumë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
14 Maj, 2025

Teksa vota brenda vendit është numëruar, Partia Demokratike ka arritur të fitojë vetëm 13 mandate në kryeqytet. Kjo do të...

Lexo më shumë

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
14 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dakorduar të hënën për heqjen e pjesshme të tarifave, që kanë trazuar tregjet financiare. Të dyja palët ranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com