Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anijet turke mund të furnizojnë Ukrainën me energji elektrike

2023/01/18 at 7:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Anijet turke mund të furnizojnë Ukrainën me energji elektrike

Sulmet e Rusisë kundër Ukrainës po vënë në shënjestër gjithnjë e më shumë popullsinë civile dhe infrastrukturën e energjisë elektrike të vendit, një përpjekje kjo që synon të thyejë vullnetin e popullit ukrainas. Por, siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones nga Stambolli, anije të mëdha nga Turqia mund të ndihmojnë për të penguar qëllimin e Rusisë.


Sulmet e fundit të Rusisë ndaj civilëve ukrainas nuk shkatërrojnë vetëm shtëpitë. Rrugët e Ukrainës janë zhytur vazhdimisht në errësirë pasi forcat ruse godasin pamëshirshëm infrastrukturën energjetike.

“Ajo që po shohim është përpjekja për të vrarë sa më shumë ukrainas, duke krijuar kushte të padurueshme për jetë, pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë”, thotë Petro Burkrovskiy nga Fondacioni i Iniciativave Demokratike.

Kompania turke “Karpowerships” thotë se mund të ndihmojë në zbutjen e krizës energjetike të Ukrainës. Anijet e saj funksionojnë në mbarë botën, duke përfshirë zona në krizë si Bejruti dhe mund të furnizojnë miliona shtëpi me energji elektrike.

“Ne kemi qenë në kontakt me kompaninë kombëtare të energjisë së Ukrainës nga gushti i vitit të kaluar dhe gjithashtu me qeverinë lokale në Odesa. Ne mund të dërgojmë anije që prodhojnë 300 megavat energji elektrike në porte të ndryshme në Odesa dhe 100 megavat prej tyre do furnizonin portin e Odesës, ndërsa pjesa tjetër do të furnizonin objektet e banimit përreth”, sqaron Zeynep Harezi Yilmaz nga kompania “Karpowership”.

Kjo do ndihmonte pasi sulmet ruse vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

“Aktualisht, problemi më i madh i sistemit energjetik të Ukrainës është mungesa e prodhimit pasi shumë termocentrale dhe hidrocentrale u dëmtuan ose u shkatërruan. Fatkeqësisht ne nuk mund të mbulojmë konsumin. Kjo është arsyeja pse kemi këto ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin”, thotë për Zërin e Amerikës, udhëheqësi i kompanisë shtetërore të energjisë elektrike të Ukrainës, Volodymyr Kudrytskyi.

Ankaraja vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me Moskën, por është e paqartë nëse kjo garanton siguri për anijet turke që prodhojnë energji elektrike. Një zgjidhje për këtë çështje ende po kërkohet.

“Jemi në komunikim me palë të ndryshme, përfshirë ato nga SHBA dhe gjithashtu me autoritetet e Moldavisë dhe autoritetet rumune për të vlerësuar gjithashtu mundësinë e vendosjes së anijeve në Rumani ose Moldavi dhe prej atje të dërgojmë energji elektrike në Ukrainë” , sqaron më tej, Zeynep Harezi Yilmaz nga “Karpowership”.

Kompania turke thotë se disa anije të saj janë afër Ukrainës dhe brenda 30 ditësh mund të fillojnë ta furnizojnë vendin me energji elektrike.

Por, pagesa për këtë shërbim mund të jetë pengesa më e madhe.

“Çështja është se kush do të paguajë për këto shërbime, qeveria ukrainase apo një agjenci ndërkombëtare, kështu që këto detaje nuk janë të qarta”, tha Petro Burkovskiy nga Fondacioni i Iniciativave Demokratike.

Ukraina nuk ka kohë të presë pasi parashikohet që forcat ruse do shtojnë sulmet ndaj infrastrukturës së Ukrainës, pikërisht në kohën kur përkeqësohet moti./ VOA



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Neymar cilësohet si dështimi më i madh në historinë e futbollit

Neymar cilësohet si dështimi më i madh në historinë e futbollit

VIDEO/ Farmacisti ngacmon gruan që kërkon të bëjë abort, e kap dhe e puth me zor

VIDEO/ Farmacisti ngacmon gruan që kërkon të bëjë abort, e kap dhe e puth me zor

Temperaturat në Grenlandë, më të ngrohtat të regjistruara në 1000 vjet

Temperaturat në Grenlandë, më të ngrohtat të regjistruara në 1000 vjet
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}