Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Angli/Krahasimi i efekteve të pirjes së cigares me produktet pa tym

2021/02/10 at 12:11 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Angli/Krahasimi i efekteve të pirjes së cigares me produktet pa tym

Një eksperiment i ri i publikuar nga Public Health England (PHE) në fund të Dhjetorit, jep një tregues të mirë të sasisë së kimikateve toksike dhe katranit që thith në muaj një duhanpirës mesatar, në krahasim me ato të thithura nga një jo-duhanpirës ose një përdorues i produkteve pa tym Shëndeti Publik Anglez (PHE), organizata shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar e njohur për qëndrimin e saj progresiv në lidhje me reduktimin e dëmit, ka publikuar një eksperiment që tregon dëmin shkatërrues të shkaktuar nga pirja e cigareve dhe se si kjo mund të shmanget ose minimizohet duke kaluar në produkte më të sigurta pa tym.


Publikimi i këtij eksperimenti është pjesë e fushatës së PHE “Health Harms”, që inkurajon duhanpirësit të provojnë të lënë cigaren. Eksperimenti është kryer nga ekspertë të shëndetit Dr Lion Shahab dhe Dr Rosemary Leonard, që demonstron nivele të konsiderueshme të kimikateve që shkaktojnë kancer dhe katranit të thithur nga një duhanpirës mesatar gjatë një muaji, kur krahasohet me një jo-duhanpirës ose përdorues të duhanit pa tym.

Eksperimenti i realizuar krahason efektet duke përdorur thithjen e tymit të cigares, aerosolit dhe ajrit normal, në tre enë të mbushura me disqe pambuku, të cilat imitojnë mushkëritë. Çdo enë është e bashkangjitur në një pompë diafragme duke siguruar një tërheqje të vazhdueshme dhe të barabartë të tre llojeve të ndryshme të ajrit.

Në fund të eksperimentit, disku i pambukut në enën e cigares është kafe, pjesa e brendshme e enës është kafe dhe tubi që çon në pompën e ajrit është i veshur me katran. Nga ana tjetër, ena që merr avuj të produkteve pa tym te duhanit, mbetet praktikisht e pandryshuar, me disa avuj uji mbi të dhe njollë shumë të lehtë nga ngjyrosja në lëngun nga pajisjet elektronike, ndërsa natyrshëm, ai që merr ajrin natyror mbetet i pandryshuar, me përjashtim të formimit të disa avujve të ujit.

Drejtori i PHE për përmirësimin e shëndetit, Profesor John Newton tha se ky eksperiment tregon qartë kontrastin e fortë midis ndikimeve të pirjes së cigareve dhe produkteve pa tym. "Do të ishte tragjike nëse mijëra duhanpirës që mund të linin cigaren me ndihmën e një cigareje elektronike, të tërhiqeshin për shkak të frikës së rreme për sigurinë," tha ai.

“Ne duhet të sigurojmë duhanpirësit se kalimi në produkte duhani pa tym do të ishte shumë më pak i dëmshëm se pirja e cigareve. Ky eksperiment thekson dëmet shkatërruese të shkaktuara nga çdo cigare dhe i ndihmon njerëzit të shohin se avullimi ka të ngjarë të paraqesë vetëm një pjesë të rrezikut, "shtoi ai.

Shumë duhanpirës mbeten të keqinformuar në lidhje me sigurinë e produkteve pa tym. Fatkeqësisht, hulumtimi ka treguar që 44% e duhanpirësve gabimisht besojnë se produktet pa tym janë po aq të dëmshëm sa pirja e cigareve, ose nuk e dinë që paraqet rreziqe shumë më të ulta për shëndetin. PHE është e vetëdijshme që me fillimin e vitit të ri, të paktën gjysmë milioni duhanpirës do të provojnë të lënë cigaren, dhe po i nxit ata të përdorin Planin Personal të Lënies në mënyrë që të rrisin shanset e tyre për të qenë të suksesshëm.

Krahas cigareve elektronike, alternativa të tjera të duhanpirjes pa tym janë dhe pajisjet që mundësojnë ngrohjen e fijeve te duhanit duke shmangur djegien. Shmangia e plotë e djegies përmes ngrohjes në temperaturë 350 gradë Celsius mundëson çlirimin e nikotinës dhe shijes së duhanit, por eliminon tërësisht tymin.

Aktualisht në botë numërohen rreth 17.6 milionë duhanpirës që përdorin IQOS, pajisjen elektronike që ngroh duhanin, të zhvilluar nga Philip Morris. Gjatë vitit të kaluar edhe FDA, Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave ndërmori vendimin për të autorizuar IQOS si pajisje elektronike duhani me risk të modifikuar. Ky vendim I rëndësishëm informon përdoruesit për minimizimin e ekspozimit të tyre nga risqeve që vijnë prej duhanpirjes.

Etiketa: anglicigare


Ju sugjerojmë

SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:37 am
Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
Kryesore

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës

25 Qershor, 2026 10:17 am
Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët
Bota

Rubio: Bisedimet SHBA-Iran pritet të vazhdojnë javën e ardhshme

25 Qershor, 2026 9:54 am
Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

25 Qershor, 2026 9:51 am
I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin
Sport

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin

25 Qershor, 2026 9:25 am
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

25 Qershor, 2026 9:18 am
Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima
Bota

Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima

25 Qershor, 2026 9:16 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

25 Qershor, 2026 8:56 am
Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Para
Kërkonte 25 mijë euro për bamirësi, arrestohet 19-vjeçari

Kërkonte 25 mijë euro për bamirësi, arrestohet 19-vjeçari

Vendimi: Ndalim i lëvizjes pas orës 20:00, rregulla të reja për lokalet

Vendimi: Ndalim i lëvizjes pas orës 20:00, rregulla të reja për lokalet

Vendimet:Mësim online në zonat e rriskut,zgjatje e sezonit në universitete

Vendimet:Mësim online në zonat e rriskut,zgjatje e sezonit në universitete
















TE FUNDIT

SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë

SHBA dërgon ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma urgjente pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në...

Lexo më shumë

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës

Rama shkon në Poloni, merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
25 Qershor, 2026

Sot dhe nesër, kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC...

Lexo më shumë

Rubio: Bisedimet SHBA-Iran pritet të vazhdojnë javën e ardhshme

Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët
25 Qershor, 2026

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara të  Amerikës dhe Iranit pritet të vazhdojnë javën e ardhshme, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit,...

Lexo më shumë

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në

Rama u përgjigjet protestuesve: S’ka forcë që më ndal mua dhe PS-në
25 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e një qytetari ku ndër të tjera ky i fundit i kërkon as të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}