Rajoni

Anëtarësimi i Kosovës në BE, Hungaria: Votojmë kundër, të arrihet marrëveshja me Serbinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:17 - 10/01/23 |
Opi Nion

Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizmat europiane, deri sa të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Këtë e tha ministri për punët e Jashtme dhe Tregtinë në Hungari, Peter Szijarto, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun serb Ivica Daçiç, në Budapest.

“Qëndrimi ynë është se do të rrezikohej  arritja e një kompromisi nëse formacione të caktuara europiane do të pranonin Kosovën para arritjes së një marrëveshje. Për këtë arsye, Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizmat europiane”, tha Peter Szijarto.

Sakaq, kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç deklaroi në Budapest se ka tre vija të kuqe për Beogradin kur bëhet fjalë për situatën në Kosovë.

“Pikë së pari, gjithçka e nënshkruar duhet të implementohet. Së dyti, ne nuk mund të njohim pavarësinë e Kosovës dhe të pranojmë që Kosova t’i bashkohet OKB.  Së treti, nëse KFOR dhe policia e Kosovës nuk i mbron serbët që jetojnë atje, mos na çoni në pikën ku policia dhe ushtria serbe të bëjnë punën e tyre në Kosovë. është diçka që nuk do të donim. Ne duam paqe dhe implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, tah Daçiç.

Shefi i diplomacisë së Beogradit theksoi se Serbia është e vendosur të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, dhe kërkon gjithashtu zgjidhje politike për të gjitha çështjet e hapura.

Pas