Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anëtar i asociuar? Michel: Të fillojmë sa më shpejt me këtë ide. Çfarë thotë Rama

2022/05/20 at 12:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Anëtar i asociuar? Michel: Të fillojmë sa më shpejt me këtë ide. Çfarë thotë Rama

Gjatë konferencës për shtyp, Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel dhe Kryeministri Edi Rama kanë komentuar idenë e anëtarit të asociuar të BE.


I pyetur nga gazetarët për këtë ide Presidenti i Këshillit të Europës tha se kjo është një qasje e që të kemi formatet e duhura, që të bashkëpunojmë, të punojmë të njihemi më mirë me njëri tjetrin, të kuptojmë se cilat janë vështirësitë dhe si të kujdesemi për njëri-tjetrin.

Nga ana e tij Rama tha se prej disa kohësh e ka diskutuar këtë çështje me Presidentin e Këshillit Europian, edhe me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Pyetje: Ju propozoni një mekanzëm të ri jo për anëtarësimin e vendeve si Shqipëria apo vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, por që i mban afër këto vende me BE. Pse harxhohen kaq energji për të gjetur mekanizma, metodologji të reja, dhe nuk investohen këto energji për t’i dhënë më shumë shtysë dhe në Qershor siç thatë ju shpresoni, por nuk e dimë, Shqipëria dhe RMV të marrin një datë për Konferencën Ndërqeveritare. Pse vazhdon të mbahet peng Shqipëria nga RMV apo disa vite më parë RMV u mbajt peng nga Shqipëria. Pse nuk gjendet një mekanizëm që në Këshillin Europian të ketë një mënyrë që çdo vend të vlerësohet për arritjet e tij dhe të mos mbahet peng për shembull i Bulgarisë për interesa tërësisht të politikës së brendshme.

Charles Michel: Thashë në fillim dhe dëshiroj të ritheksoj faktin që objektivi që kam unë dhe që duhet të kemi është që t’i japim energji të reja procesit të integrimit në BE. Është e rëndësishme që të ketë ecuri, që të zgjidhen për shembull vështirësitë ose mosmarrëveshje, që të fillohen bisedat për anëtarësim sa më shpejt që të jetë e mundur. Këtë gjë e kam thënë. Nuk jam 100% i sigurt se të gjithë, 27 shtetet anëtare duhet të marrim një vendim së bashku. Por unë kam vendosur që kjo çështje e mënyrës si po punojmë me miqtë tanë ta vemë në tryezë, të bisedojmë në takimin e KiE në Qershor, prandaj mora iniciativën që të ftoj miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor që të marrin pjesë në takimin e Qershorit dhe mund të mbështeteni tek unë, tek shumë miq të tjerë të Shqipërisë që të bëjmë gjithçka që është e mundur për të tejkaluar këto sfida, probleme, që të fillojmë negociatat. Kjo është një gjë, por nga ana tjetër, është skajshmërisht e rëndësishme që të mos presim për vendimin përfundimtar për anëtarësimin, por që të kemi një platformë politike dhe kjo mungon. Ju duhet të keni rastin që rregullisht në nivel udhëheqësish, në nivel ministrash të bashkërendoni, të bashkëpunoni si mund të trajtojmë këto sfida. Ne mendojmë që është gjë e mirë që të bisedojmë me miqtë tanë për këtë koncept, për këtë ide. Jo që ne të gjejmë një justifikim tjetër, jo që të shtyjmë këtë gjë, por t’i japim një shtysë më të madhe bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës. Përpara disa muajsh ishim bashkë, kryeministri dhe unë dhe shkëmbyem ide. E bëjmë rregullisht këtë gjë. Kryeministri më tha që sa e rëndësishme është që të përfshijmë në nivel politik, udhëheqësish të gjithë, në mënyrë që t’i kemi së bashku me 27 udhëheqësit e BE. Unë e ndaj këtë mendim me të. Prandaj kjo është pjesë e asaj që po bëjmë që të zbatojmë këtë lloj qasje, pa pritur aspak për një vendim përfundimtar për anëtarësim në BE. Edhe një gjë tjetër shumë e rëndësishme. Ju e dini, e kemi diskutuar edhe me kryeministrin sot. Një ide që është shumë pranë këtij koncepti që ne dëshirojmë të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur, e anëtarëve të asociuar. Kjo është një qasje e përafërt që dëshirojmë të kemi formatet e duhura, që të bashkëpunojmë, të punojmë që të njihemi më mirë me njëri tjetrin, të kuptojmë se cilat janë vështirësitë dhe si të kujdesemi për njëri-tjetrin. Kjo gjë më pëlqen. Pra ajo që u tha, të kujdesemi për njëri tjetrin dhe të jemi operacionalë.

Kryeministri Edi Rama: Prej disa kohësh unë e kam diskutuar këtë qoftë me Presidentin e Këshillit Europian, qoftë me Presidentin e Francës, kancelarin e Gjermanisë, nevojën që BE të kapërcejë këtë fazë ku e gjithë marrëdhënia jonë me BE është një marrëdhënie që kalon vetëm përmes procesit të Bashkimit Europian dhe të hedhë një hap më tutje për ta afruar politikisht shumë më para Ballkanin Perëndimor, në parim, duke bërë një integrim të menjëhershëm në aspektin politik. Në aspektin e pjesëmarrjes së vendeve tona në tryezat europiane, të përgatitjeve të vendimmarrjeve që lidhen me sigurisë, përgatitjen e krizave, në mënyrë që të bashkëjetojmë si një komunitet i njëjtë dhe brenda këtij komuniteti kanë edhe detyrimet e tyre. Ideja e anëtarit të asociuar të BE është një ide që po merr me shumë mbështetje. Natyrisht nuk e dimë sesi dhe kur do materializohet. Por unë e kam ndjekur dhe e mbështes vizionin e presidentit të Francës për këtë komunitet të ri. Një i komunitet i ri politik europian, ku edhe vende të tjera të jenë të bashkuara. Kështu jemi shumë më afër të BE. Nëse do të vijë dita që ne do jemi anëtar i asociuar i BE, do i vijë fundit spekulimeve që BE po na mban larg.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
“PD do të pezullohet nga PPE”, Berisha i përgjigjet deputetit gjerman

“PD do të pezullohet nga PPE”, Berisha i përgjigjet deputetit gjerman

Berisha:Baxhanaku i Ramës dhe thjeshtra e tij përfitojnë tendera. Ça doni më?

Berisha:Baxhanaku i Ramës dhe thjeshtra e tij përfitojnë tendera. Ça doni më?

Rusia me baza të reja ushtarake kundër zgjerimit të NATO-s

Rusia me baza të reja ushtarake kundër zgjerimit të NATO-s
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}