Aktualitet

Berisha:Baxhanaku i Ramës dhe thjeshtra e tij përfitojnë tendera. Ça doni më?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:59 - 20/05/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një konferencë për mediat të mbajtur në selinë blu këtë të premte është pyetur nga gazetarët nëse ka fakte për akuzat që ka bërë për baxhanakun e kryeministrit Edi Rama për përfitim tenderash.

Berisha ka lexuar live lajmet që i referohen këtij emri. Berisha theksoi se nuk është vetëm baxhanaku por dhe kompania e thjeshtrës së tij, e cila ka përfituar tender me 160 mln lekë nga ministrja e Kulturës.

“Më vjen keq po këto janë të publikuara, nëse doni të kërkoj këtu në librarinë time digjitale… ‘Baxhanaku, kontratë 12 mld lekë’, (lexon në Ipad) prit të lutem… ‘Korrik 2021’, kjo është dhe më interesante, ‘baxhanaku Armand Frangu, kompania B360, rruga Ymer Kurti’, ia dini ju por pyesni… (Vijon te lexoje publikime në Ipad-in e tij).

Ça doni më shumë? Po të doni ka prapë këtu, nuk është vetëm baxhanaku por dhe kompania e thjeshtrës së tij, para dy muajsh kam denoncuar një kompani arkitektësh ku punon ajo, dhe thjeshtra kishte fitu tenderin me 160 mln lekë nga ministrja e Kulturës, unë ia thash aty, ajo nuk e mohoi. Këta i kontrollojnë interesat e tyre të pasuruarit, ja pra ku janë….”, tha Berisha./Opinion.al

Pas