Aktualitet

Aneksimi i rajoneve ukrainase,Meta:PL dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:50 - 30/09/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për  aneksimin e katër rajone të Ukrainës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Meta shkruan se Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë.  Ndër të tjera, kreu i PL tha se Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës dhe se çdo aneksim i tyre nga Rusia, është i papranueshëm,

“Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme, me rezultate të paracaktuara, të organizuara nga Rusia në Ukrainë. Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës dhe çdo aneksim i tyre nga Rusia, është i papranueshëm, vjen në shkelje të ligjit ndërkombëtar, si dhe çdo parimi të sovranitetit dhe integritetit territorial”, shkruan Meta./Opinion.al

Pas