Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza e DW: Asociacioni i komunave serbe ‘mollë sherri’ në Parlamentin e Kosovës

2023/03/05 at 5:00 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Analiza e DW: Asociacioni i komunave serbe ‘mollë sherri’ në Parlamentin e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin amerikan në Beograd Christofer Hill, tha  se “formimi urgjent i asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet përparësi e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”. Në fillim të javës gjatë një takimi në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve dhe janë zotuar të vazhdojnë diskutimet për një udhërrëfyes për zbatimin e tij, ku një ndër pikat kryesore që vazhdon t’i ndajë palët është pikërisht asociacioni.


I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të shihet nga Kosova si dobësim i funksionalitetit të saj, por është obligim ligjor. Gjatë një interviste për “Atlantic Council”, Lajçak është shprehur se me ekipin e tij kanë shikuar rreth 16 modele ekzistuese funksionale të asociacioneve që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe se të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.

“Me ekipin tim kemi shikuar disa modele ekzistuese dhe mund të ju them që në tavolinën time kam 16 modele evropiane, nuk do t’i listoj. Nuk duam të krijojmë diçka që mund të bëjë sistemin në Kosovë më pak funksional, nuk duam të krijojmë diçka që nuk është krijuar kurrë apo testuar në jetë reale në ndonjë shtet evropian sepse mos harroni që, qëllimi këtij dialogu është që të afrojmë Kosovën dhe Serbinë me Bashkimin Evropian”, ka thënë Lajçak. Sipas tij, “nuk duhet të frikësohemi nga diçka që nuk është vendosur ende në agjendë”.

“Në procesin e dialogut. Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta, pra asnjëra nga to nuk mund të imponojë vullnetin e saj ndaj palës tjetër kundër vullnetit të saj”, është shprehur Lajҫak, duke shtuar se “Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se asociacioni mund të bëhet, por se duhet marrë parasysh gjetjet e saj”.

Frika nga modelet

Frikën e strukturave politike kosovare se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë një ‘Republikë Serpska’ në Kosovë, e heq edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Ai në një intervistë për mediumin publik të Kosovës, tha se “Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Ka një obligim që është marrë përsipër më herët për asociacionin. Mirëpo, ne e kemi thënë hapur dhe në mënyrë krejt të qartë si partnerë dhe miq të ngushtë të Kosovës, pra ne pesë vendet e QUINT-tit, e kemi bërë të qartë atë çfarë nuk duam dhe çfarë nuk mund të ndodhë, e kjo është një “Republikë Serpska” në tokën e Kosovës. Kjo pra, është diçka që as mund të merret me mend dhe larg çdo parashikimi”, thotë Rohde. Sipas tij, ajo që mund të kalojë, për shembull, është ajo që para disa muajsh propozoi një organizatë joqeveritare gjermane: “Fondacioni Friderich Ebert” dhe unë deri më sot, nuk kam dëgjuar askënd, që të më thotë se ky propozim i “Fondacionit Friedrich Ebert” është në kundërshtim me vendimin e Kushtetutës së Kosovës të vitit 2015.

E pikërisht përfaqësuesi i këtij fondacioni, Rene Schlee, në një intervistë të mëhershme për DW, është shprehur se “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mund të jetë një trupe koordinuese horizontale që punon me komunat dhe që nuk do të minojë kompetencat e nivelit qendrorë”.

“Në propozimin tonë ne e kemi bërë të qartë, se në statut që mund të hartohet, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Asociaioni mund të jetë një trupë koordinuese horizontale që punon me komunat dhe që nuk do të minojë kompetencat qendrore, ose ato të komunave apo në forma tjera. Pra, po flasim për funksione të përbashkëta të koordinuara.

Po do të marrë ndihma financiare ndërkombëtare, natyrisht edhe nga Serbia, por kjo duhet të jetë e rregulluar përmes auditorit gjeneral. Pra, ҫka po them është që, nëse draft propozimi jonë, shembull e merr dikush dhe thotë ok, këtë po e implementojmë, atëherë mund të rregullohet çështja e financimit të asociacionit. Pra njerëzit kur ta shohin këtë draft propozim është thelbësore të dihet dhe e rëndësishme që të thuhet se më shumë ka çka nuk lejohet sesa çka lejohet”, thotë Rene Schlee.

Sidoqoftë, pas takimit në fillim të javës së shkuar në Bruksel, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti u deklarua se e ka pranuar Planin Evropian, ku një ndër pikat e tij është edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të mëhershme Kosovë-Serbi, ҫështja e asociacionit nxiti debat të ashpër në Parlamentin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti, tha se Beogradi ka kërkuar zbatimin e asociacionit si parakusht,  gjë që Prishtina nuk ka pranuar.

Kërkesat e Serbisë dhe debati në Parlament

“Pra tërë vjeshtën e kaluar edhe në këtë dimër insistimi i Beogradit është: bëjmë marrëveshje pasi që të zbatohet asociacioni, kjo nuk u bë, kjo është fitore jona, nuk është thjeshtë e imja, është e institucioneve, popullit të Kosovës, qëndrueshmërisë së këtij shteti. Pra e para është që ata kanë dështu që të imponojnë zbatimin si parakusht. E dyta, kanë dashur që asociacioni të jetë në krye të herës të propozimit ose në preambulë ose në nenet një apo dy në fillim, është fjalia e fundit te neni i dhjetë, te neni i fundit”, tha kryeministri Kurti. Po partitë kryesore politike opozitare e akuzuan kryeministrin Kurti për, siç thanë, “mashtrim”, me çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin, sipas tyre, tashmë e ka pranuar ta zbatojë.

“Kjo marrëveshje nuk është finale dhe nuk e përmban njohjen e ndërsjellë. Për më tepër ajo mban ambiguitet interpretues mbi statusin politik të dy shteteve. Gjithçka, përveç njohjes, ishte qëllimi i Serbisë. Gjithçka përveç njohjes ka kjo marrëveshje, tashmë e pranuar nga palët. Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, përfshirë dhe asociacionin, si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”, ka thënë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Në të njejtën linjë është shprehur edhe Partia Demokratike të Kosovës në opozitë, përfaqësuesit e së cilës thonë se “kryeministri Kurti tash e ka mundësinë për të korrigjuar ato gabime që janë bërë më herët”.

“Kryeministër, askush nuk po të akuzon për tradhëti. Por marrëveshja nuk është e mirë. Nga një marrëveshje finale me njohjen e ndërsjellë në qendër, keni sjellë një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër. Ndoshta edhe me autonomi në qendër”, tha kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

Sidoqoftë, diplomtatët perëndimorë thonë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë, përfshirë edhe ate për asociacionin, është i pashmangshëm dhe obligim i Kosovës. Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuҫiq, do të takohen me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të vazhduar diskutimet rreth zbatimit të propozimit evropian. Ky propozim tashmë i publikuar zyrtarisht nga vetë BE-ja, nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi, por  kërkohet që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të njëra-tjetrës./DW

 

Etiketa: DWkosovaserbia


Ju sugjerojmë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
Aktualitet

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

17 Korrik, 2026 9:32 pm
Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
Sport

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

17 Korrik, 2026 9:26 pm
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
Bota

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

17 Korrik, 2026 8:32 pm
Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës
Bota

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës

17 Korrik, 2026 7:32 pm
Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit
Sport

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

17 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA
Bota

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

17 Korrik, 2026 4:31 pm
Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit
Sport

Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit

17 Korrik, 2026 2:31 pm
Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç
Bota

Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç

17 Korrik, 2026 2:23 pm
SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
Bota

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

17 Korrik, 2026 1:40 pm
Para
Zjarr në Bangladesh, shkatërron shtëpitë në kampin e refugjatëve

Zjarr në Bangladesh, shkatërron shtëpitë në kampin e refugjatëve

Inceneratorët, Këlliçi: Rama injoroi VKM që ishte në përputhje me planin e BE

Vula e PD, Këlliçi-qeverisë: Cilat janë arsyet që ia dhatë dikujt që është në minorancë

F1/ Max Verstappen fiton garën e parë të sezonit në Çmimin e Madh të Bahreinit

F1/ Max Verstappen fiton garën e parë të sezonit në Çmimin e Madh të Bahreinit
















TE FUNDIT

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
17 Korrik, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
17 Korrik, 2026

Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do...

Lexo më shumë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
17 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë...

Lexo më shumë

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
17 Korrik, 2026

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}