Bota

Amerikani i rrëmbyer në Afganistan, familjarët kërkojnë ndërhyrjen e Biden


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:15 - 31/01/21 |
Opi Nion

Familjarët e Mark Frerichs, një kontraktori amerikan që është rrëmbyer nga një grup militant i lidhur me talibanët, po i bëjnë thirrje presidentit amerikan Joe Biden, që të mos tërheqë trupa të tjerë nga Afganistani, nëse Frerichs nuk lirohet.

Familjarët dhe mbështetës të tjerë e kanë bërë këtë thirrje më 31 janar, që shënon edhe njëvjetorin e rrëmbimit të Frerichs.

Frerichs po punonte në projekte inxhinierike në Afganistan kur u rrëmbye. Zyrtarët amerikanë thonë se besojnë se ai po mbahet nga rrjeti Haqqani. Talibanët publikisht nuk e kanë pranuar se e kanë rrëmbyer këtë shtetas amerikan.

“Ne jemi të bindur se ai është ende gjallë”, tha motra e tij, Charlene Cakora për Asssociated Press.

“Ne nuk mendojmë se ai është i vdekur apo është i lënduar”, shtoi ajo.

Rrëmbimi i Grerichs është pjesë e një enigme më të madhe gjeopolitike, që synon që të balancojë tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani me sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Zyrtarët e administratës Biden kanë lënë të kuptohet se ata po e shqyrtojnë marrëveshjen që SHBA-ja ka arritur me talibanët, pas shqetësimeve se talibanët nuk po përmbushin zotimet e tyre që niveli i dhunës në Afganistan të bie.

Frerichs është një prej disa qytetarëve amerikanë që janë të rëmbyer.

Paul Overby, një autor 78 vjeç nga SHBA-ja, më 2014 u zhduk nga provinca Khost që gjendet në kufi me Pakistanin. Ai ishte duke kryer hulumtim për një libër të tij. Gruaja e tij kishte thënë se në kohën kur u zhduk, Overby kishte planifikuar që të kalonte kufirin për në Pakistan për të realizuar një intervistë me kreun e rrjetit Haqqani.

Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar pesë milionë dollarë shpërblim për këto që ofron informacione për vendodhjen e Frerichs dhe Overby.

Një tjetër shtetas amerikan që besohet se është rrëmbyer jashtë vendit është Austin Tice, i cili u zhduk në Siri më 2012. Po ashtu, pjesëtari i marinës amerikane, Tevor Reed dhe shtetasi Paul Ëhelan gjenden të burgosur në Rusi.

Disa ditë para se Biden të merrte detyrën e presidentit, administrata paraprake e Donald Trumpit kishte njoftuar se do të reduktonte numrin e trupave në Afganistan në rreth 2,500, si pjesë e një plani për tërheqjen e të gjitha trupave të SHBA-së, që është planifikuar të ndodhë në muajin maj. Por, i mbetet administratës Biden që të vendosë se si do të veprojë për këtë plan./REL

 

Pas