Aktualitet

Ambasadorja e BE takon kreun e SPAK: Mbështesim një drejtësi të pavarur edhe efektive



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:54 - 24/01/23 |
Opi Nion

Ditën e sotme ambasadorja e delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann është takuar ditën e sotme me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Takimi është njoftuar zyrtarisht nga zyra e delegacionit të BE nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Krahas fotove, delegacionit të BE shkruan se BE mbështet SPAK për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Z. Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shprehet ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Pas