Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasada Italiane: Respektoni votimin, shmangni retorikën provokuese

2019/06/28 at 8:41 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e opozitës, reagon Ambasada Italiane

Në vazhdën e reagimeve të ambasadave në Tiranë lidhur me votimet e 30 qershorit edhe ambasada Italiane ka dalë me një deklaratë ku bën thirrje për një proces sa më të qetë dhe sigurt.


Në deklaratë thuhet se qasja e Italisë i bashkohet asaj të Delegacionit të Bashkimit Europian lidhur me të drejtën e qytetarëve për të votuar në mënyrë të rregullt dhe të sigurt.

Dhuna është absolutisht e papranueshme dhe të gjitha palët politike duhet të shmangin provokimet, thuhet në deklaratë.

Ambasada mbështet procesin e integrimit europian dhe aktorëve politikë që pas zgjedhjeve të mbështesin institucionet demokratike dhe reformën në drejtësi në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë sa më shpejtë funksionale.

Deklaratë e Ambasadës së Italisë në Tiranë

Ambasada e Italisë në Tiranë i bashkohet plotësisht deklaratës së sotme të Delegacionit të Bashkimit Evropian. Është me rëndësi të veçantë që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre të mund ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Gjithashtu, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit – të cilat do të monitorohen nga një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga OSBE / ODIHR ku marrin pjesë edhe vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Evropian – të mos pengohen. Çdo veprim i dhunshëm ose çdo formë nxitjeje për dhunë, në çdo lloj rrethane, janë absolutisht të papranueshme. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese.

Ambasada e Italisë thekson rëndësinë parësore të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Në mënyrë që vendi të përparojë në këtë rrugë, është e nevojshme që të gjitha palët të angazhohen në një dialog të hapur dhe të sinqertë sa më shpejt që të jetë e mundur për të kapërcyer situatën aktuale politike dhe për të realizuar reformat e nevojshme. Në këtë kuadër, Ambasada e Italisë u kërkon të gjitha palëve të mbështesin reformën e drejtësisë në vijim dhe fton të gjitha organet dhe institucionet e përfshira të përshpejtojnë zbatimin e saj, veçanërisht duke garantuar emërime sa me të shpejta, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë plotësisht funksionale. Është gjithashtu e rëndësishme që të gjitha palët të angazhohen në realizimin e reformës zgjedhore dhe të respektojnë shtetin e së drejtës, përfshirë këtu edhe luftën ndaj korrupsionit. /Opinion.al

 

Etiketa: 30 qershorambasada italianezgjedhjet


Ju sugjerojmë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

2 Korrik, 2026 8:41 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
Politikë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

2 Korrik, 2026 6:16 pm
Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Aktualitet

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

2 Korrik, 2026 5:19 pm
I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh
Bota

I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh

2 Korrik, 2026 5:15 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me Bashkimin Evropian

2 Korrik, 2026 5:11 pm
Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Kryesore

Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës

2 Korrik, 2026 5:10 pm
Para
Mbështetësit e opozitës drejt KZAZ në Burrel, përplasen me policinë

Mbështetësit e opozitës drejt KZAZ në Burrel, përplasen me policinë

Rama qytetarëve të Vlorës: Prania juaj mesazh për ditën e diel

Rama qytetarëve të Vlorës: Prania juaj mesazh për ditën e diel

Protestues përpara KZAZ-së së Kukësit: Nesër flasin qytetarët

Protestues përpara KZAZ-së së Kukësit: Nesër flasin qytetarët
















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sa i përket protestave përpara Kuvendit. Me anë të një postimi në “X”,...

Lexo më shumë

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
2 Korrik, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u bërë...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
2 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të prerë Teheranit pas përfundimit të bisedimeve teknike dyditore në Doha, Katar,...

Lexo më shumë

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
2 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}