Rajoni

Ambasada amerikane në Prishtinë: Të mbyllet misioni i UNMIK-ut në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:19 - 16/10/21 |
Opi Nion

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka shpërndarë fjalimin e ambasadorit të SHBA-së në OKB, Jeffrey DeLaurentis, i cili deklaroi se UNMIK-u duhet të përmbyllë misionin në Kosovë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB, në postimin e ambasadës thuhet se tashmë UNMIK e ka përmbushur qëllimin e tij në Kosovë dhe për këtë arsye duhet të shkoj drejt mbylljes.

“Ngjarjet e fundit përsëri demonstruan se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e tij siç është përcaktuar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij. “, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, që citon pjesë nga fjalimi i djeshëm i ambasadorit amerikan në OKB.

Dje në mbledhjen e KS të OKB-së, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për t’i dhënë fund misionit të UNMIK-ut, të cilin e kritikoi për qëndrimin e tij kundrejt veprimeve të institucioneve të Kosovës të cilat sipas shefit të këtij misioni ishin të njëanshme.

Pas