Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasada amerikane në Prishtinë: Pavarësia e Kosovës është fakt

2023/01/05 at 2:29 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasada amerikane në Prishtinë: Pavarësia e Kosovës është fakt

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është që të mbështesë Kosovën që të bëhet pjesë e strukturave evropiane dhe euroatlantike, duke theksuar se “pavarësia e Kosovës është fakt”.

Ky reagim në Twitter vjen pas një lajmi se llogaria e Ambasadës amerikane në këtë rrjet social kishte “pëlqyer” një postim të një media serbe që fliste për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës, të pretenduara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

“Llogaria zyrtare në Twitter e Ambasadës amerikane nuk e ka ‘pëlqyer’ qëllimshëm asnjë postim në Twitter në 24 orët e fundit. Siç e kemi thënë edhe më herët, kur ne duam të artikulojmë një qëndrim, ne e bëjmë përmes kanaleve zyrtare, deklaratave, e jo përmes ‘pëlqimeve’ në rrjetet sociale”, thuhet në sqarim.

Ambasada shtoi se kundërshton në mënyrë kategorike “çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një konference për media më 4 janar, deklaroi se është duke pritur nga shteti i dhjetë, që sipas tij, të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk specifikoi se për cilin shtet bëhet fjalë.

Vuçiq pretendoi se nëntë shtete veçse kanë tërhequr njohjen e Kosovës: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë 106 shtete që deri më tani e kanë njohur pavarësinë, që autoritetet e Kosovës shpallën më 2008.

Serbia edhe në të kaluarën ka pretenduar se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Ndërkaq, në bazë të marrëveshjes që palët arritën në Shtëpinë e Bardhë më 4 Shtator 2020, Serbia ishte pajtuar që për një vit të ndalonte përpjekjet për të lobuar kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkaq Kosova ishte pajtuar që brenda kësaj periudhe të mos aplikonte për anëtarësim në ndonjë mekanizëm apo institucion ndërkombëtar.

Edhe pas skadimit të këtij moratoriumi, Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të vazhdojë respektimin e tij.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që e mbështet edhe SHBA-ja. Dialogu thuhet se ka për qëllim që të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Por, palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të procesit që ka nisur më 2011. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi – pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. /REL

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit
Kronikë

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

13 Janar, 2026 9:51 pm
Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë
Aktualitet

Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë

13 Janar, 2026 9:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?

13 Janar, 2026 7:26 pm
Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë
Bota

Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë

13 Janar, 2026 6:34 pm
“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?
Bota

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?

13 Janar, 2026 5:30 pm
Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit
Aktualitet

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit

13 Janar, 2026 5:06 pm
Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit
Bota

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit

13 Janar, 2026 4:26 pm
I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasje, arratiset nga spitali
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

13 Janar, 2026 3:48 pm
Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit
Kronikë

Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit

13 Janar, 2026 3:34 pm
Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur
Aktualitet

Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

13 Janar, 2026 2:58 pm
Para
Opinion, 4 janar 2023/ Ervis Martinaj dhe vrasja në Athinë

Opinion, 4 janar 2023/ Ervis Martinaj dhe vrasja në Athinë

Kurti pranon kërkesën për vizitën e Patriarkut Porfirije në Kosovë

Kurti pranon kërkesën për vizitën e Patriarkut Porfirije në Kosovë

Zgjati plot 13 orë, realizohet ndërhyrja e rrallë në Pediatrinë e Tiranës

Zgjati plot 13 orë, realizohet ndërhyrja e rrallë në Pediatrinë e Tiranës

TE FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit

VIDEO/ Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit
13 Janar, 2026

Ky është momenti kur i paraburgosuri Altin Ndoci është arratisur me vrap nga spitali i Durrësit ditën e sotme, ku bashkë...

Lexo më shumë

Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë

Kryepiskopi Joan në Bruksel, takime me zyrtarë të lartë europianë
13 Janar, 2026

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, Imzot Joani, zhvilloi sot,  më 13 janar 2026, një seri takimesh të rëndësishme me...

Lexo më shumë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
13 Janar, 2026

Për Presidentin Trump, është koha për të marrë vendime. Dhjetë ditë më parë, ai tha se SHBA-të ishin të gatshme të...

Lexo më shumë

Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë

Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA, në asnjë rrethanë
13 Janar, 2026

Qeveria e Groenlandës ka thënë se nuk mund ta pranojë në asnjë rrethanë dëshirën e Donald Trump për të marrë kontrollin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com