Aktualitet

Altin Avdyli kallëzon penalisht Kryetaren e Apelit për shpërdorim detyre


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:50 - 07/06/21 |
Opi Nion

Altin Avdyli ka kallëzuar penalisht Kryetaren e Gjykatës se Posaçme të Apelit Saida Dollani për shpërdorim detyre dhe gjithshtu kërkon përjashtimin e saj nga trupi gjykues. Kallëzimi është depozituar ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës nga Avokati Renaldi Meka.

“Avdyli shprehet se Relatoria e çështjes ka shpërdoruar hapur detyrën duke qëndruar me “forcë” në çështjen e tij dhe duke mos dhënë dorëheqjen ndonëse ka dhënë vendim më datën 03 Qershor 2021 për një pjesë të dosjes 339, duke shperdoruar hapur detyren e shenjte të dhënies së drejtesisë dhe duke paragjykuar çështjen që në krye të herës!

Gjithashtu pjesë e kallëzimit jane edhe veprimet arbitrare të relatores znj. Dollani ndaj tij, që pavarësisht se kishte dy avokatë ne sallën e gjykimit, duke mos dhënë asnje shpjegim nuk i ka legjitimuar ata dhe duke vazhduar me avokat kryesisht, “sa per sy dhe faqe” per te qene ne rregull procedurialisht dhe per te formalizuar nje vendim te paracaktuar me heret!

Kjo gjyqtare ne emer te ligjit procedurial, kryen paligjshmerite, ku me arrogancen ballkanike shkel te drejtat me themelore te te pandehurve”, thuhet në dokument.

Avokat Renaldi Meka ka depozituar edhe një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Relatore Saida Dollani, pasi ajo me veprime aktive ka shkelur ligjin procedurial penal duke treguar njëanësi dhe duke dashur të “groposë” një here e perfundimisht fatin e të mbrojturit prej tij Altin Avdylit./Opinion.al

Pas