Aktualitet

Alibeaj-Berishës: “Non-grata” është vdekje politike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:55 - 15/11/21 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibej duke iu referuar rastit të ish-kryeministrit, Sali Berisha ka thënë se shpallja non-grata nga SHBA do të thotë vdekje politike.

Në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Alibeaj vijoi qëndrimin e tij duke thënë se PD s’kishte zgjidhje tjetër përveç largimit të Berishës nga Grupi Parlamentar.

“Dizenjinimi nongrata është vdekje politike.  Kush se kupton e ka problemin me veten. A ka njeri moral të thotë që nuk ekziston non-grata? Jo s’ka. S’kishte zgjidhje tjetër PD. Pse vetëm demokratët do bëjnë sakrifica për Sali Berishën. Po Sali Berisha nuk bën dot sakrifica për PD dhe të vazhdonte betejën e vet”, tha Alibeaj.

Prej orës 16:00 të pasdites së sotme vijon debati i fortë brenda mbledhjes së Kryesisë së PD-së pas lëvizjes së Sali Berishës dhe mbledhjes së firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e njohu thirrjen e Kuvendit nga Sali Berisha në 11 Dhjetor dhe deklaroi se forumi më i lartë i partisë do të mblidhet më 18 Dhjetor./Opinion.al

Pas