Bota

Aleati i Putinit paralajmëron: Londra do të bombardohet e para në rast lufte



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:46 - 24/06/22 |
Opi Nion

Një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se Londra do të jetë qyteti i parë që do të bombardohet në rast të një lufte tjetër botërore.

Duke folur në televizionin rus Channel 1, Andrey Gurulyov, një politikan i Dumës së Shtetit, tha se kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar do të goditet i pari nëse bllokada e enklavës ruse Kaliningrad do të çonte në luftë.

“Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut gjatë operacionit të parë ajror,”-tha ai.

“Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si NATO. Së dyti, ne do të zbusim të gjithë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, kudo dhe 100%.

Së treti, sigurisht që nuk do të fillojmë nga Varshava, Parisi apo Berlini. E para që do të goditet do të jetë Londra. Është kristal e qartë se kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët”-ka thënë ai, shkruan Sky News./Opinion.al

Pas