Aktualitet

Aleanca për Teatrin padit Lleshajn, Veliajn dhe Veliun në SPAK


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 29/05/20 |
Al Do

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në SPAK një padi për “tentativë vrasje” kundër ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtorit të policisë, Ardi Veliu dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Akuzohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë. Kemi kërkuar arrestimin e tyre, kemi besim se SPAK do të marrë masat e duhura. Kërkojmë zbardhjen e së vërtetës për atë që ndodhi në 17 maj”, tha për mediat avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja, pas depozitimit të padisë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pretendon se prishja e godinës së Teatrit Kombëtar, mëngjesin e 17 majit, ka nisur teksa brenda ka patur ende aktivistë.

“Kur të na merret deklarimi, do të dorëzojmë provat”, shtoi ajo.

Aleanca ka nisur një peticion mbarëkombëtar ku kërkohet ndërtimi i godinës së teatrit në truallin ku ishte me të njejtin projekt. Pas prishjes së godinës ata kanë mbajtur disa protesta ndërkohë që kanë paralajmëruar një protestë më të madhe të cilën siç kanë deklaruar do të zhvillojnë përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri tek godina e kryeministrisë. /Opinion.al

Pas