Kronikë

Parandalohet një vrasje në Fier, kapet 35-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:04 - 29/05/20 |
Al Do

Policia e Fierit ka arrestuar tre persona pasi njëri prej tyre tentoi të vrasë me armë zjarri një person në fshatin Kreshpan.

Personi të cili i rrezikohej jeta ka bërë denoncimin në polici dhe kjo e fundit ndërhyri duke vënë në praga shtetasin E. M., 35 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes dhe dy bashkëpunëtorët, M., 69 vjeç dhe Z. M., 47 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e krimit (pistoletë me mulli) dhe 80 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzim krimi, i kryer në bashkëpunim”. /Opinion.al

Pas