Nga Kozeta Turishta (Nju Jork)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përjetojnë një histori jo shumë të zakonshme.
Bëhet fjalë për kandidimin e Hillary Clinton , kandidates zyrtare të nominuar nga një prej partive më të mëdha në vend, e pikërisht të Partisë Demokratike. Sa herë emri i saj përmendet, kemi thënë gjithshka, duke qenë se ajo është e vetmja femer e cila jo vetëm bëri histori në këto zgjedhje të sivjetshme , por pa frikë mund të quhet një grua me potencial të jashtëzakonshëm.
Sa herë ajo n’a drejtohet nga foltorja e saj e politikës, aq herë me forcën e saj të fjalës na bind për një mijë e një qind arsye pse duhet t’a votojmë.
Hillary Clinton, është një bekim i padiskutueshëm për vetë Amerikën, por dhe për të gjithë botën. Ajo është modeli më i mirë, më i denjë dhe një përfaqësuese dinjitoze nga gjitha pikëpamjet për të përfaqësuar Amerikën, por dhe botën, me sharmin e saj dhe mendjen e ndritur që e karakterizon.
Unë sot do shkruaj më shumë si femër dhe për femrat, për të drejtat e tyre, për mbrojtën dhe barazisë gjinore. Të gjithë e dimë , dhe kemi dëgjuar në çdo deklaratë që është pikërisht Hillary ajo e cila ngre zërin për mbrojtën e gruas, për hartimin e politikave pro tyre, që asgjë mos t’i cenojë.
Hilari, kjo grua sa e fortë aq edhe e sinqertë është e vendosur të punojë në dobi të gruas, kundra diskriminimit të femrave dhe të gjitha nënave kudo që ato janë. Ajo është e vendosur të bëjë të mundur që të gjitha pa dallime mes tyre, të gëzojnë të drejta, mundësi të barabarta, pagesa dhe respekt. Ky është thelbi kryesor dhe kyç të cilin Hillary e quan një punë që do shumë dashuri, vullnet dhe vendosmëri për t’u realizuar, dhe pse znj. Clinton, e ka treguar bujarinë, e fisnikërinë e saj ndër vite me mbeshtetjen që I ka dhënë fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke i shkolluar, e duke i dhënë mundësi të madhe për t’i përmbushur dhe për të bërë ata që të gëzonin jetën si të barabartë me fëmijet e tjerë, e për mos harruar pajisjen me sigurimet mjekësore për të gjithë, duke i kthyer buzëqeshjen dhe shpresën për një të ardhme dhe jetë më të bukur seç mund t’a kishin.
Të luftosh për të drejtat e njeriut, kryesisht atë të grave e fëmijëve, mbetet një ideal më vete, që shumë pak politikanë mund t’a kenë të përfshirë në programet e tyre të qeverisjes.
Hillary Clinton, vjen me një kauzë të qartë, e të ndershme në atë që thotë, kërkon dhe premton, pasi ajo e ka treguar ndër vite zgjuarsinë që e karakterizon vetëm për punë të mira që kur ishte Senatore e Shtetit të Nju-Jorkut, apo Sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me rolin e saj ajo ka shkëlqyer duke përfaqësuar me vlera të mëdha jo vetëm vendin e saj, dhe popullin amerikan, por dhe vet politikën duke u kthyer në modelin dhe ikonën më të dëshiruar të femrës e cila aspiron për arenën politike të së nesërmes.
Nëse do që të bësh një krahasim se me kë mund të përafrohet Hillary, është tepër e veshtirë, për të mos thënë e pamundur, t’i ngjajë dikush për nga dominanca dhe intelekti i saj. Kur e mendon thellë, e vetmja femër në botë është Margaret Thatcher, ish kryeministre e Britanisë së Madhe, me të cilën ajo ka një ngjashmëri shumë të përafërt në shumë dimensione, që nga personaliteti, forca e saj si grua, dhe aspirimi i saj në hartimin e qeverisjes me të ardhur në pushtet.
Margaret Thatcher, njihej për modelin e saj dhe natyrën e hekurt duke e pagëzuar si ‘Iron Lady’, një grua e hekurt. Ky epitet do ti shkonte më së miri dhe figurës së Hillary Clinton, jo vetëm si një grua fisnike, plotë klas e sharm, si një nënë model për vajzën e saj Chelsea, si një bashkëshorte që bën të ndihet aq krenar të shoqin, familjen, shoqërinë, por dhe për të njohur e të panjohur, të gjithë amerikanët, e shumë qytetarë të shteteve të tjera të botës e të europës.
Jam shumë koherente me simpatizantët e të dyja partive, asaj Republikane, dhe Demokratike. Siç e kërkon dhe rregulli, dikush ka më shumë ose më pak dashamirësi ndaj kandidatit të tyre të dëshiruar, dhe me sinqeritetin më të madh, kudo jam, e kudo shkoj me miq, apo dhe thjesht kalimtarë , dëgjoj me një ndjenjë shprese që Amerika më në fund po ndjen bekim. Për të po fryen era e së ardhmes, e së drejtës, e lirisë, e sigurisë.
Sa shumë optimizëm ndjehet për kandidaturën që do mbetet një histori përjetë, sepse me Hillary Clinton Amerika është më e sigurt dhe bota më e qetë nën kujdesin e veçantë të Zonjës së madhe. Është pikërisht programi I saj I cili ka objektiva të qarta dhe të verteta, i cili pritet të bëhet realitet në funksion të së mirës së vendit, për një ekonomi më solide, për mundësi më të mëdha punësimi.
Puna e vazhdueshme e Znj.Clniton ka qenë kolosale përsa i përket të drejtave të grave, pasi asnjë kandidate tjetër femër në botë nuk ka arritur të bëë sa Hillary Clinton. Vetëm gjatë periudhës kur ajo mbante postin si Sekretare Shteti, ajo ka investuar në shifra marramendëse për t’i ardhur në ndihmë shteteve të tjera në realizimin e sistemit shëndetësor, ashtu sikurse ka investuar miliona dollarë për edukimin e grave dhe vajzave të reja kudo nepër botë.
Gratë, mbesin problemi më i madh kudo nëpër botë, Ato gëzojnë shumë pak të drejta , e shumë pak prej tyre përfaqësuese të politikës së jashtme kanë arritur të ngrenë zërin apo të bëjnë diçka konkrete për mirëqenien e tyre.
Do të dëshiroja të ndaloja tek ‘Konferenca e Katërt Botërore për Gratë’ para disa vitesh, ku besoj gjithsecili e kujton mjaft mirë fjalimin e famshëm të Hillary për “Gratë” – ‘Women’s rights, are human’s right’ – “Të drejtat e grave, janë të drejtat njerëzore”, fjalim I cili na bën të reflektojmë e t’a mendojmë mirë që vota jonë është e shenjtë, e duhet të dimë sesi t’a hedhim për të ndryshuar jo vetëm fatin e vendit, por fatin tone dhe të fëmijëve tanë.
Shqipëria ka një marrëdhënie të lidhur ngushtë përjetësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si në rolin e demokracisë së sotme, ashtu dhe në shumë reforma të ndërmarra për të mirën e vendit dhe popullit shqiptar, duke mos lënë pa përmendur për asnjë çast luftën e Kosovës. Roli I çiftit Clinton, veçanërisht i Presidentit Bill Clinton, mbetet i pashlyer, për atë cfarë ai ka bërë në ato vite të vështira për Kosovën, me nje rebel të pa etur për pushtet siç ishte Milosheviç, i cili me pahir donte të mbante peng vendin dhe popullin e Kosovës.
“Ju keni vuajtur mjaft. Unë nuk dua që dikush tjetër të humbë një krah ose një këmbë ose një fëmijë për shkak të një mine tokësore.” — kjo është një nga shprehjet e vet Bill Clinton përgjatë rolit të tij diplomatik në Kosovë, në periudhën e luftës, ku ai ka parë njerez të dëbohen nga shtëpitë, familjet e tyre, të vriten, e të prehen nga regjimi shtypës i tiranit serb Sllobodan Milloshevic.
Ndaj Kosova dhe Shqipëria, kurrë nuk mund të fshijnë nga kujtimet e tyre kohën më të vështirë të luftës më të ashpër ku kanë vdekur gra e burra, madje dhe nëna me fëmijë në krahë.
Shqiptarët, i janë mirënjohës përjetë Bill Clinton-it, sa të gjithë e njohim për mikun më të madh, më të dashur, e më besnik të Shqipërisë e Kosovës. Në nderim të tij, në Bulevardin që mban dhe emrin e tij në Prishtinë, qëndron Statuja e z. Clinton 3 metra e gjatë. Kjo statujë është punuar me shumë dashuri, përkushtim, e mirënjohje dhe do të mbesë përgjithmonë në historinë e këtij shteti. Si shenjë të dashurisë dhe mirënjohjes së përjetëshme shumë familjarë kanë dëshiruar që fëmijëve , kryesisht djemve t’i vënë emrin Bill, apo Clinton.
Një gjë është e sigurtë “Pas një mashkulli të suksesshëm qëndron një grua e fortë” ndaj dhe Billi ka qënë i bekuar të kishte përkrah një Grua si Hillary, ku dashuria e njerëzve për të është e pakufi . Kjo gjë u shpërfaq më së miri dhe nga shqiptarët. Vetëm pak muaj më parë në qytetin e bukur të Shqipërisë -Sarandës, fansa, dashamirës, e simpatizantë të znj. Clinton, kanë vendosur bustin e saj, pasi me përulësi i janë mirënjohës për rolin e saj dhe të shoqit, duke I konsideruar si miqtë e vertetë në të mirë e në të keq të vendit tonë.
Unë padiskutim kam ndjekur Konventën Kombëtare Demokratike, para disa ditësh, të gjitha fjalimet, e të gjithë folësit, si dhe artistë, këngëtarë, aktorë, muzikantë, etj…
Ajo çfarë më bëri më shumë përshtypje dhe më tingëlloi më bukur ishtë thënia e së vertetës, ” Strong ëomen, get things done” nga Gabrielle Giffords.
Sepse vetëm gratë e forta, të zonjat, dinë të kryejnë punë, e për këtë ka nevojë bota.
Ajo çfarë i duhet pikërisht Amerikës, janë gra dhe femra si Hillary, që dinë ku i dhëmb e ku i djeg vendit, popullit, ekonomisë, të cilat hartojnë politika për mirëqenien sa më të mirë të njerëzve, por dhe të shtresave në nevojë.
Ndërsa Hillary në Konventën e saj, hapësirë me shumë meritë e respekt, i kish lënë të gjitha shtresave shoqërore deri tek ata me aftësi të kufizuara që meritojnë po aq të drejta sa ne. Nga ana tjetër pamë kandidatin Republikan Donald Trump I cili tallej, dhe i imitonte me doza humori prej karagjozi, këta njerez të vuajtur e të dënuar nga fati e pak nga sëmundja.Çfarë besimi, çfarë të ardhme, çfarë të mire mund të ketë Amerika me një njeri që të tjerët i trajton si skllevër, kur nuk di gjuhën dhe etikën e komunikimit, nuk njeh respektin ndaj femrave, e ndaj vet popullit të tij.
Të gjithë sëbashku jemi më të fortë , si një shpërblim ndaj miqve tanë familjes Clinton, pasi për Shqipërinë janë të shenjtë, të shtrenjtë, e të dashur pafund. Ndaj j sot më shumë se kurrë kemi kohën në favorin tone. Më 6 Nëntor, kemi mundësinë që me votën tonë, të tregojmë dhe dëshmojmë mirënjohjen e pafundme për të çka Clintons kanë bërë për ne. Shqiptarët e kanë në gjak besën, mirënjohjen. Jam besimplotë se në ditën e votimeve, ata do j’a shperblejnë mundin dhe gjithë dashurinë që kanë dhënë për ne. Ndaj një votë është një falënderim e shumë vota tregojnë dinjitetin tonë, që nuk jemi bukëshkalë, e nuk i harrojmë lehtë veprat e mira.
Dëshiroj që këtë shkrim t’a mbyll me një thënie të Margaret Thatcher “She’s wasn’t lucky, but she deserved it” – pra as Hillary nuk është me fat, thjesht ajo e meriton dhe askush tjetër.