Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alarmi: Shtesa natyrore e popullsisë për herë të parë negative, që nga koha e Zogut në 1923

2018/05/14 at 5:53 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Alarmi: Shtesa natyrore e popullsisë për herë të parë negative, që nga koha e Zogut në 1923

Të dhënat demografike po sinjalizojnë një situatë alarmante më shumë se ajo që pritej në zhvillimet e popullsisë në tremujorin e parë të vitit 2018. Shtesa e natyrore për herë të parë ka hyrë në territor negativ të paktën qysh nga viti 1923 kur u bë censusi i parë zyrtarë i popullsisë, në kohën e Mbretit Zog. Që nga ajo kohë popullsia Shqipërisë ka njohur vetëm rritje duke mos u ndalur edhe në kohën e luftës së dytë botërore, për të ndryshuar kah vetëm këtë vit (Shiko grafikun më poshtë).


Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për herë të pare vdekjet ishin me shumë se lindjet në tremujorin e parë të vitit. Gjatë tremujorit të parë 2018 lindën 5,669 persona dhe vdiqën 5,954, duke bërë që personat që u ndanë nga kjo jetë të ishin 285 më shumë se numri i foshnjave që erdhën në jetë. Emigracioni i lartë dhe numri i pakët e lindjeve duket se kanë po e çojnë rënien e popullsisë në pikiatë më shumë se parashikimet.

Projeksionet e popullsisë 2011-2031 sipas skenarit të mesëm prisnin që shtesa natyre e popullsisë të ishte në nivel negativ në vitin 2023, ndërsa varianti optimist priste që  shtesa natyrore të ishte negative në vitin 2028. Por zhvillimet reale tregojnë se në të vërtetë ecuria e popullsisë në këtë mënyrë nuk është parashikuar as nga varianti me pesimist i eksperteve të demografisë. Popullsia e vendit është futur në një tranzicion të vështirë që në kohën e perandorisë ku datojnë të dhëna zyrtare për popullsinë.

Statistikat e para zyrtare të popullsisë për Shqipërinë ishin regjistrimi i vitit 1923, kur vendi kishte gjithsej 823,000 banorë. Rritja e popullsisë u përshpejtua nga shpallja e pavarësisë në vitet 1912-1944 në 0.7% në vit. Kjo ishte pjesërisht për shkak se Shqipëria kishte nivelin më të lartë të lindjeve dhe shkallën më të ulët të vdekjeve në Evropë në atë kohë. Pas Luftës së Dytë Botërore, politikat e rritjes së popullsisë të ndjekur nga qeveria komuniste dhe një jetëgjatësi e madhe, nxitën një rritje vjetore prej 2.5 për qind për 45 vitet e ardhshme . Pas viteve 1990, popullsia tregoi një rënie mesatare prej rreth 0.3 për qind në vit, shkaktuar nga emigrimi. Në regjistrimin e vitit 2001, popullsia u zvogëlua në 3.023.000 nga afërsisht 3.3 milion në vitin 1990. (shiko më poshtë grafikun e ecurisë së popullsisë 1950-2015)

Numri i lindjeve në tremujorin e parë 2018 rezulton 5.669, duke shënuar një rënie prej 18,0 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017. Numri i vdekjeve në tremujorin e parë 2018 rezulton 5.954, duke shënuar një rënie prej 12,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017, teksa shtesa natyrore shënoi rënie me 285 persona. Shtesa natyrore e popullsisë në 2011 ku u bë censusi i fundit ishte 15,761 individë, teksa në 7 vite më pas përkeqësimi ka qenë shumë i lartë. Në vitin 1990 shtesa natyrore e popullsisë ishte mbi 63 mijë persona.

Nëse marrin në konsideratë emigracionin atëherë  rënia e popullsisë në vendit tonë do të jetë më e shpejtë se të gjitha parashikimet edhe me pesimiste.  Nëse kufijtë do të ishin të mbyllur për 20 vitet e ardhshme, numri i lindjeve do të ishte rritur edhe më shumë deri në vitin 2020 në krahasim me parashikimin nga skenari i rritjes së lartë pavarësisht nivelit të ulët të lindshmërisë. Emigrimi i vazhdueshëm dhe lindjet e pakta do ta rëndojnë këtë efekt strukturor në kufizimin e rritjes natyrore në të ardhmen. Migrimi ndërkombëtar neto manifeston një tendencë të kundërt me rritjen natyrore.

Situata nuk duket optimiste edhe sipas OKB-së. Organizata e Kombeve të Bashkuara në parashikimin e saj për popullsinë shqiptare sipas normës së fertilitetit parashikonte në Variantin pesimist që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht./ Monitor

Etiketa: alarminegativepopullsiashtesa natyrore


Ju sugjerojmë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

18 Korrik, 2026 1:08 pm
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik, 2026 12:27 pm
Para
Përplasjet në Gaza/ 43 palestinezë të vrarë, ndërsa SHBA hap ambasadën në Jeruzalem

Përplasjet në Gaza/ 43 palestinezë të vrarë, ndërsa SHBA hap ambasadën në Jeruzalem

Arrestimi i autorëve të grabitjes së Kamzës, policia në deklaratë për mediat

EMRAT/ Ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit

Dy fytyrat e personalitetit tuaj- Horoskopi zbulon tiparet e dyfishta të çdo shenje

Përfundimisht këto janë 3 shenjat më inteligjente të horoskopit
















TE FUNDIT

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}