Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasjet në Gaza/ 43 palestinezë të vrarë, ndërsa SHBA hap ambasadën në Jeruzalem

2018/05/14 at 6:06 PM
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasjet në Gaza/ 43 palestinezë të vrarë, ndërsa SHBA hap ambasadën në Jeruzalem

Një përpjekje masive nga palestinezët për të kaluar rrethimet kufitare që ndajnë Izraelin nga Gaza, shpejt u kthyen në skena të dhunshme, teksa ushtarët izraelitë u përgjigjën me zjarr.


E hëna u kthye shumë shpejt në ditën e vetme më të përgjakshme që prej nisjes së fushatës së demonstratave rreth 7 javë më parë, për të protestuar ndaj bllokadës ekonomike izraelite ndaj Gazës.

Dhjetëra mijëra palestinezë morën pjesë në protestat në Gaza, që u përhapën gjatë kësaj të hëne edhe në Bregun Perëndimor, në kundërshtim të zhvendosjes së Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Deri në orën 16:30 të pasdites, 43 palestinezë, përfshi edhe disa adoleshentë, mbetën të vrarë, ndërsa 2.200 të tjerë u plagosën në Gaza sipas Ministrisë së Shëndetësisë, duke e kthyer të hënën në ditën më të përgjakshme të javëve të fundit të demonstratave.

Ushtarë izraelitë dhe snajperë përdorën të gjitha mjetet në dispozicion për t’i mbajtur protestuesit larg nga territori izraelit.

Ushtria hebreje deklaroi se disa persona në turma kanë montuar edhe eksplozivë, ndërsa disa të tjerë kanë hedhur bomba molotov drejt Izraelit. Jashtë qytetit Nahal Oz kibbutz, punonjës të emergjencave nxituan të shuanin një zjarr të fuqishëm të shkaktuar nga flakëhedhëset.

Pas mesdite, protestat pranë qytetit të Gazës u kthyen në një fushëbetejë, një pamje kaotike mes tymit, sirenave të alarmit dhe gazit lotsjellës që mbuloi thuajse të gjithë perimetrin përreth kufirit.

Mijëra protestues u dyndën pranë barrierave. Izraelitët u kundërpërgjigjën me prita, gaz lotsjellës dhe të shtëna armësh.

I gjithë aksioni nisi në mesditë, kur turmat e përhapura në vetëm pak metra larg u mblodhën shumë pranë. Shpesh protesta udhëhiqej nga femra të veshura me të zeza, me flamuj palestinezë në duar.

E gjithë ngjarja erdhi teksa zyrtarë amerikanë dhe izraelitë përgatiteshin për të kremtuar përmbushjen e premtimit të Donald Trump për ta zhvendosur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem. Shumë izraelitë e shohin këtë si njohje se Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit, ndërsa palestinezët, që pretendojnë që pjesa lindore e qytetit të jetë kryeqyteti i shtetit të ardhshëm të Palestinës e shohin thjesht si një zhvlerësim i rolit ndërmjetësues të Amerikës në të ardhmen e rajonit.

Ambasada u hap në orën 16:00 me atë lokale, me pjesëmarrjen e Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, vajzës së presidentit Trump, Ivanka, dhe bashkëshortit të saj, Jared Kushner, mes shumë figurave të tjera të shquara, sikurse edhe një kontigjent ligjvënësish republikanë.

Zhvendosja në Jeruzalem reflekton edhe aleancën e ngushtë mes Trumpit dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Etiketa: 43 palestineze te vrareJeruzalemperplasjet ne gazaSHBA hap ambasaden


Ju sugjerojmë

Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
Bota

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

13 Korrik, 2026 2:47 pm
BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
Bota

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13 Korrik, 2026 2:45 pm
Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

13 Korrik, 2026 10:16 am
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
Bota

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

13 Korrik, 2026 9:55 am
SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve
Bota

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve

13 Korrik, 2026 9:11 am
Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Para
Arrestimi i autorëve të grabitjes së Kamzës, policia në deklaratë për mediat

EMRAT/ Ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit

Dy fytyrat e personalitetit tuaj- Horoskopi zbulon tiparet e dyfishta të çdo shenje

Përfundimisht këto janë 3 shenjat më inteligjente të horoskopit

Krim i tmerrshëm në Greqi, shqiptarja hedh në plehra foshnjen e saj

Krim i tmerrshëm në Greqi, shqiptarja hedh në plehra foshnjen e saj
















TE FUNDIT

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
13 Korrik, 2026

Izraeli do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, data e fundit e parashikuar nga ligji, në një proces që...

Lexo më shumë

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
13 Korrik, 2026

Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapa për të kufizuar qasjen e fëmijëve të vegjël në rrjetet sociale në të gjitha...

Lexo më shumë

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria

SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin e 2 të tjerë,sa vite burg kërkon prokuroria
13 Korrik, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar për Fatime Kryemadhin 7 vjet e 6 muaj burg,...

Lexo më shumë

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
13 Korrik, 2026

27 persona humbën jetën dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur, tetë prej tyre në gjendje kritike, pasi një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}